Tedi Blushi

Politikë

Partia e Lirisë për çmimin e karburanteve: Bordi i hajdutëve! Zgjidhja është që të miratohet në Kuvend nisma jonë

26 Shtator 2022, 21:23| Përditesimi: 26 Shtator 2022, 21:46

  • Share

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me çmimin e karburanteve në vend teksa bënë krahasim me çmimet e tyre në Luksenburg.

Zgjidhja për uljen e çmimit të karburanteve sipas Blushit është miratimi sa më parë në Kuvend i nismës ligjore të Partisë së Lirisë për heqjen e taksës së qarkullimit dhe të karbonit.

Duke e cilësuar Bordin e Transparencës në “Bordin e Hajdutëve”, ai shkruan se ka qëllim të zbrazë xhepat e qytetarëve dhe të mbushë xhepat e Ramës dhe arkën e Qeverisë, që të financojnë grabitjen përmes inceneratorëve dhe koncensioneve.

“Në Shqipëri, vendin më të varfër të Europës, ku paga minimale është 291 euro dhe 67% e popullsisë jeton me të ardhura më pak ose deri në 5.5 dollarë në ditë, sot 1 litër naftë shitet 1.91 euro.
Në Luksemburg, vendin me pagën minimale 2,202 euro, më të lartën në të gjithë Bashkimin Europian, sot 1 litër naftë shitet me 1,77 euro.
Shqiptarët me të ardhura 10 herë më pak se në Luksemburg e blejnë sot naftën më shtrenjtë sepse në krye kanë një Qeveri që i vjedh papushim çdo ditë.

Tani edhe me vendime të Bordit të Hajdutëve, që ka vetëm një qëllim: Të zbrazin xhepat e qytetarëve për të mbushur xhepat e Edi Ramës dhe arkën e Qeverisë, që të financojnë grabitjen përmes inceneratorëve dhe koncensioneve.
Miratimi sa më parë në Kuvend i nismës ligjore të Partisë së Lirisë për heqjen e taksës së qarkullimit dhe të karbonit është e vetmja zgjidhje për të ulur çmimin e karburanteve!
Shurdhësia, babëzia, paligjshmëria dhe korrupsioni i Qeverisë po i zhyt shqiptarët në varfëri të thellë!”, shkruan Blushi në Facebook.

Bazuar në vendimin më të fundit të Bordit të Transparenëces, aktualisht në vendin tonë nafta po shitet me 223 lekë/litri, benzina tregtohet me 194 lekë/litri, kurse gazi me 78 lekë litri. 

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?