Partia e Lirisë kundër hartës së re gjyqësore: Drejtësia kthehet në luks për qytetarët! Vetëgjyqësia, një rrezik real

8 Shkurt 2023, 12:26| Përditesimi: 8 Shkurt 2023, 15:06

  • Share

Partia e Lirisë ka kundërshtuar Hartën e re Gjyqësore që ka hyrë në fuqi nga data 1 shkurt. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Xhixho tha se për shkak të hartës së re gjyqësore, mijëra qytetarë do të detyrohen të udhëtojnë me orë të tëra nga qarqe të ndryshme drejt Tiranës.

Ajo tha se me hartën e re, drejtësia kthehet në një luks që jo të gjithë qytetarët mund ta përballojnë.

“Me hartën e re, drejtësia kthehet në një luks që nuk e përballojnë dot të gjithë. Ajo nuk merr për bazë në asnjë moment nevojat e kategorive të veçanta sociale si minoriteti rom dhe egjiptian, gratë në nevojë, të rinjtë dhe të miturit, pensionistët, personat me aftësi të kufizuar, qytetarët në pamundësi ekonomike, shtetasit e privuar nga liria.

Miratimi i kësaj harte ka asgjësuar të drejtat bazike të qytetarëve për akses të lehtë dhe pa kosto në drejtësi, si dhe për procese të drejta ku të jenë të barabartë në çdo pikpamje përpara ligjit”- u shpreh Xhixho.

Në përfundim të dekaratës së saj, nënkryetarja e PL-së, tha se mbyllja e 18 gjykatave të Apelit duke lënë në fuqi vetëm gjykatën e Apelit në Tiranë, e bën vetëgjyqësinë një rrezik real pasi cënohet aksesi në drejtësi.

“Mbyllja e 18 gjykatave dhe lënia e vetëm 1 gjykate Apeli me juridiksion te pergjithshem në Tiranë cenon sot aksesin në drejtësi, duke e bërë vetëgjyqsinë rrezik real. Sot në Apelin e Tiranës ka plot 32 mijë dosje që presin të shqyrtohen dhe vetëm 30 gjyqtarë. Qytetarët do të duhet të presin me vite për të marrë drejtësinë që kërkojnë”-shtoi Xhixho.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?