Koalicioni Meta-Berisha pa numërues votash në gjysmën e tavolinave të KZAZ, Partia e Lirisë në Kolegj Zgjedhor: Të mos e ndajmë anëtarin e 4-të me PDIU

8 Maj 2023, 10:32| Përditesimi: 8 Maj 2023, 15:47

  • Share

TIRANË- Koalicioni Berisha-Meta ka mbetur pa numërues votash në gjysmën e KZAZ-ve të vendit. Pasi KAS rrëzoi kërkesën e tyre për të mos e ndarë anëtarin e katërt me PDIU-në, Partia e Lirisë i është drejtuar Kolegjit Zgjedhor. Partia e Lirisë kërkon rrëzimin e vendimit të KAS, në mënyrë që anëtari i katër i grupit të numërimit të votave të jetë vetëm i Partisë së tyre.

Ditën e sotme në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit u hodh shorti për të përcaktuar trupën gjykuese që do të marrë në shqyrtim kërkesën e Partisë së Lirisë në seancën që do të mbahet nesër në orën 13:30.

Trupi gjykues i Kolegjit Zgjedhor përbëhet nga gjyqtarët:

1.  Sokol Ibi (Relator);
2.  Edlira Petri (Anëtare);
3.  Alma Kolgjoka (Anëtare);
4.  Manjola Xhaxho (Anëtare);
5.  Blerona Hasa (Anëtare);

Sipas ligjit, nga 4 anëtarë, 2 numërues i përkasin PS-së dhe 1 PD-së. Ndërkohë, sipas shortit që u hodh në KQZ pak ditë më parë, Koalicioni Meta-Berisha do të ketë numërues të votave për zgjedhjet e 14 majit vetëm në tavolinat e numërimit me numër tek në të gjitha KZAZ-të e vendit. Ndërsa, Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet në tavolinat me numër çift.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?