Evi Kokalari

Parti e re e spektrit të djathtë, Kokalari njofton takimin për zyrtarizimin e Lëvizjes Konservatore Shqiptare: Do ketë të ftuar nga Republikanët e SHBA

10 Qershor 2023, 11:18| Përditesimi: 10 Qershor 2023, 11:33

  • Share

Ish-mbështetësja e Berishës, aktivistja Republikane, Evi Kokalari ka bërë me dije se në 18 qershor nis zyrtarisht takimet për partinë e re Lëvizjen Konservatore Shqiptare. Ajo tha se të ftuar do të jenë edhe përfaqësuestë partive të djathta europiane si dhe të partisë Republikane në SHBA.

Në njoftimin e shpërndarë, Kokalari njofton se hyrja në zyrtarizimin e partisë së re, do të jetë e limituar.

“Të djelën, në 18 Qershor, në orën 12:00 tek Hotel Rogner, Tiranë - fillojmë në mënyrë zyrtare Lëvizjen Konservatore Shqiptare.  Kemi të ftuar nga Partitë e djathta europiane dhe nga Partia Republikane Amerikane.  Hyrja e lirë por e limituar.  Shihemi së shpejti”- shkruan Kokalari.

Formimin e lëvizjes së re brenda spektrit të djathtë, Kokalari e ka njoftuar prej muajsh që pas ‘krisjes’ së raporteve me kreun e Rithemelimit Sali Berisha në momenti nqë ky i fundit zyrtarizoi bashkëpunimin me partinë e Lirisë, bashkëpunim për të cilin Kokalari ka pasur rezerva të shumta. Ajo ka akuzuar Berishën se nuk po mban fjalën e dhënë për të bërë reformimin e duhur brenda së djathtës dhe se nuk po ndjek parimet konservatore ashtu siç pati premtuar në fjalimet e tij në foltoret e organizuara në qytete të ndryshme të vendit. 

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Timoni: 11/06/2023 18:06

    Panair në kërkim të punëtorëve e ke këtë takimin? Dhe partinë e ke si agjensi punësimi ku punëtori duhet t'a gjejë vetë punën ti do përqindjen

    Përgjigju
  • lili: 10/06/2023 23:50

    Z.Kokolari! Ju e mbeshtetet Saliun per nje kohe te gjate duke shoqerue ne foltoret e fameshme te tij.Cfar te gjeti qe i dole kunder.Une jam dakort me shprehjen "me mire vone se kurre ",por po ece ne gjurmet e tij,ke humbur pa fillue.Nuk krijohet elektorati me sharje,me trillime,me shpifje per kundershtari,por me programe,me qetesi e me veprime konkrete.E ke shume te veshtire,se ky popull eshte genjyer cdo fushate zgjedhore.Kuj ti besoje?Ty qe vjen nga Amerika.MegjitheTe do te degjojme fjalen tende dhe do lexojmeprogramin e partis tende.

    Përgjigju
  • Medemek: 10/06/2023 14:51

    Berishes i bete m####!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?