Parrullat ‘No 41 bis’ në Romë e 6 mbështetësve të Berishës, si ato të familjarëve të Cosa Nostrës

15 Janar, 20:16| Përditesimi: 15 Janar, 20:31

  • Share

Duke lexuar pankartin “No 41 bis” duket sikur është grumbullimi i familjarëve të bosëve të Cosa Nostra-s  që protestojnë në Romë kundër masave shtërnguese antimafia. Duke lexuar pankartin e dytë “Jo SPAK”, duket si protesta e familjarëve të një grupi të burgosurish që e konsiderojnë veten viktimë të padrejtësive. Por, për të kuptuar me të vërtetë se kush janë ata protestues që u mblodhën të shtunën në kryeqytetin Italian, duhej t’i numëronim: 6!

Gjashtë pensionistët “në revoltë” janë mbështetësit shqiptarë në Itali që i kanë mbetur në mbrojtje Sali Berishës, të cilët “zbritën në shesh” përpara ambasadës shqiptare për të treguar mbështetjen e tyre për ish-kryeministrin në arrest shtëpie për korrupsion.  
 
Ai numër qesharak protestuesish përkon në mënyrë perfekte me përmasat e mbështetjes që gëzon tashmë Berisha edhe në atdhe, lërë pastaj jashtë vendit. Natyrisht “demonstratës madhështore” Syri, organi zyrtar i familjes Berisha që prej vitesh ka harruar të merret me lajme nga vendi duke iu dedikuar ekskluzivisht aferës familjare të financuesit të tij, i dedikoi një ore live. Ishte një transmetim shumë interesant. Një shembull perfekt i mbështetjes që gëzon Sali Berisha edhe jashtë kufijve. Dhe një shembull “i denjë” i gazetarisë nga ana e Shkëlzen -TV.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?