Parlamenti turk vazhdon diskutimin javën e ardhshme për anëtarësimin e Suedisë në NATO

22 Dhjetor 2023, 22:58| Përditesimi: 22 Dhjetor 2023, 22:59

  • Share

Komisioni i punëve të jashtme të parlamentit turk do të mblidhet sërish të martën për të shqyrtuar anëtarësimin e Suedisë në NATO, njoftoi të premten faqja e internetit e parlamentit, një hap i parë i nevojshëm për ratifikimin anëtarësimit të Suedisë në aleancën ushtarake veri-atlantike.

Suedia dhe Finlanda kërkuan të anëtarësohen në NATO vitin e kaluar pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë. Por, Turqia, anëtare e NATO-s, ngriti kundërshtime lidhur me atë që tha se ishte mbrojtja që po i ofrojnë këto dy vende organizatave që Ankaraja i konsideron terroriste.

Turqia miratoi anëtarësimin e Finlandës në prill, por së bashku me Hungarinë, e ka refuzuar Suedinë që ende po pret të anëtarësohet zyrtarisht në NATO. Presidenti turk Tajip Erdogan paraqiti projektligjin për ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në parlament në tetor dhe komisioni i punëve të jashtme të parlamentit filloi ta debatonte më 16 nëntor, por shtyu diskutimin e mëtejshëm.

Për ratifikimin, projektligji duhet të miratohet nga komisioni i punëve të jashtme përpara se të hidhet në votim të plotë në parlament. Presidenti Erdogan më pas do ta nënshkruante atë për të përfunduar procesin

Të martën, zoti Erdogan u citua të thoshte se kërkesa e Suedisë për anëtarësim në NATO dhe shitja e avionëve luftarakë amerikanë F-16 Turqisë “janë çështje të lidhura”. Ai shtoi se presidenti Joe Biden kishte premtuar se do ta bindte Kongresin të siguronte shitjen e atyre avionëve nëse Turqia ratifikonte anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Turqia kërkoi në tetor të vitit 2021 të blinte 40 avionë prodhim të kompanisë amerikane ‘Lockheed Martin Corp’ F-16 dhe 79 pako që do të modernizonin avionët e saj ekzistues luftarakë. Administrata e Presidentit Biden mbështet shitjen prej 20 miliardë dollarësh, por në Kongres ka pasur kundërshtime lidhur me vonesën e Turqisë për ratifikimin e hyrjes së Suedisë në NATO dhe shqetësimet për të drejtat e njeriut./VOA

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qobani: 23/12/2023 00:27

    Argumentet tregojn se Suedezët e rrespektojn ligjin e Natyrës dhe jan ma shum Njerëzor se shtetet ISLAMIKE,nuk ju pëlqejn prrallat,i pranojn argumentet,ja vlen të punojm për zvoglimin e katastrofave natyrore,nëse besoni tek ALLAHU ka rahmet por ka edhe gazep,tgjitha i ka tpa shterrshme,kurgja nuk jep falas duhet ti fitojm,para mendoni sa shpirti në Afrik nrron jet nga etja,nuk e fitojn asnji pik uji falas,përgjexhësin e kan hogjallart rrenca

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?