Parlamenti serb tre ditë debate për të zgjedhur drejtuesin e ri! Në seancë e debate edhe për Kosovën

20 Mars, 19:25| Përditesimi: 20 Mars, 19:29

  • Share

Kuvendi i Serbisë është përfshirë debatet e forta për të tretën ditë radhazi, ku në rend dite është zgjedha e kryetarit të ri. Kandidatja e vetme e propozuar për drejtues të parlamentit është ish-kryeministrja dhe nënkryetarja e Partisë Progresive Serbe, Ana Brnabiq.

Deputeti Branko Pavloviq nga lista “Ne zëri i popullit” tha se propozimi franko-gjerman për çështjen e Kosovës është një "dokument i rrezikshëm, që bazohet në marrëveshjen e viteve shtatëdhjetë midis Gjermanisë Perëndimore dhe asaj Lindore, që u përdor për ta zyrtarizuar njohjen e tyre reciproke.

Në seancën e mëparshme deputetët e opozitës shkëmbyen akuza me përfaqësues të qeverise, si dhe një sherr para foltores së kryeparlamentarit, për të cilin sigurimi hyri në sallë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?