Parlamenti rumun shtyn mocionin e mosbesimit për kryeministrin Ludoviç Orban! Opozita: Keqmanaxhoi pandeminë

31 Gusht 2020, 16:57| Përditesimi: 31 Gusht 2020, 17:00

  • Share

Parlamenti i Rumanisë shtyn mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit të vendit Ludoviç Orban, i iniciuar nga deputetët për përgjigjen ndaj krizës së shkaktuar nga Covid-19. 

Votimi nuk mund të mbahej siç ishte planifikuar, sepse në seancë u paraqitën vetëm 226 deputetë nga 233 që është edhe kuorumi.  

Partia Social Demokrate(PSD), e cila realizoi me sukses një votë mosbesimi ndaj qeverisë se Orban në muajin shkurt, kishte akuzuar kryeministrin dhe kabinetin e tij për shkelje gjatë trajtimit të pandemisë së vendit, e cila ka vrarë 3,459 rumunë dhe infektuar 83.150.

Partia e Orban erdhi në pushtet në nëntor me një platformë për të luftuar korrupsionin - duke zëvendësuar Social Demokratët e ish-kryeministres Viorica Dancila, të cilët u rrëzuan nga parlamenti muajin e kaluar.

Ndërkohë, Gjermania shtoi Bukureshtin dhe disa rajone të Rumanisë në listën e saj të zonave që konsiderohen me rrezik të lartë nga Covid-19 duke detyruar Ministrin e saj të Punës të anulojë një vizitë në kryeqytetin Rumun.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi rikthen kaosin në Kuvend, si e vlerësoni?