Deputetët e Listës Serbe qëndrojnë ulur, nuk nderojnë Bob Dolen

Parlamenti Kosovës 1 minutë heshtje për humbjen e senatorin amerikan, deputetët serbë nuk nderojnë Bob Dole

6 Dhjetor 2021, 22:59| Përditesimi: 6 Dhjetor 2021, 23:01

  • Share

KOSOVË- Kuvendi i Kosovës e nisi seancën plenare ditën e sotme me një minutë heshtje në nderim të senatorit amerikane Bob Dole, mikut të madh të shqiptarëve.

Por ajo çfarë u vu re sot në Kuvend ishte fakti që kësaj lutjeje nuk iu bashkuan deputetët e Listës Serbe, të cilët zgjodhën të qëndronin ulur.

Ishte kërkesa e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca që deputetët të nderonin ish-senatorin me një minutë heshtje.

Ish-senatori amerikan dhe ish-kandidati për President, Bob Dole u nda nga jeta më 5 dhjetor në moshën 98-vjeçare. Vdekja e tij u njoftua nga Fondacioni Elizabeth Dole, ndërsa në muaj shkurt ai kishte njoftuar se ishte diagnostikuar me kancer në mushkëri.

Dole u angazhua herët në politikën amerikane për Kosovën dhe luajti rol të rëndësishëm në procesin që çoi në krijimin e shtetit të pavarur. Për këtë kontribut, një bust i tij qëndron në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?