Parlamenti i Republikës Sërpska

Parlamenti i Republikës Sërpska harton rezolutë, u kërkon shteteve të BE të tërheqin njohjen e Kosovës

8 Qershor 2023, 18:27| Përditesimi: 8 Qershor 2023, 18:30

  • Share

Parlamenti i Republikës Sërpska në Bosnjë Hercegovinë ka miratuar ditën e sotme rezolutën për “mbrojtjen e serbëve në Kosovë dhe Metohi dhe për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Serbisë.

Pjesa më e madhe e ligjvënësve në organin legjislativ të entitetit serb në Bosnjë Hercegovinë udhëhiqet nga Aleanca e Socialdemokratëve të pavarur e Milorad Dodikut, i cili mban postin e Republikës Sërpska.

Dodik, i cili është shpallur non-grata nga SHBA, nuk e pranon pavarësinë e Kosovës dhe ka raporte të ngushta me krerët e Kremlinit dhe Beogradit.

Për shkak të kundërshtimit të pëfaqësuesve politikë nga Republika Sërpska, Nosnja ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe ka raporte të ngushta me zyrtarët në Kremlin dhe Beograd.

Çfarë përmban teksti i rezolutës?

Teksti i rezolutës mbështet të drejtën e Serbisë “për të mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin, që garantohet nga ligji ndërkombëtar” dhe rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara.

Rezoluta u propozua nga Nenad Stevandiq, president i Parlamentit të Republikës Sërpska, njëherësh kryetar i partisë Sërpska e Bashkuar, që është në koalicion me partinë e Dodikut.

Në tekst thuhet se Republika Sërpska “dënon aktivitetet terroriste të shqiptarëve të Kosovës dhe autoriteteve të tyre, të cilat paraqesin kërcënim për paqen ndërkombëtare dhe sigurinë”.

Veçmas rezolutës u miratuan edhe përfundime nëpërmjet të cilave Republika Sërpska fton shtetet anëtare të OKB në Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Europian që njohin pavarësinë e Kosovës që të shqyrtojnë vendimin e tyre dhe të tërheqin njohjet.

Milorad Dodik po ashtu kërkoi që përfaqësuesit e këtij entiteti që janë në institucionet e Bosnjë Hercegovinës të ndëmarrin vendim që dënojnë atë që sipas tij është spastrim etnik i serbëve në Kosovë, duke mbajtur kështu të njëjtën retorikë me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vansi: 08/06/2023 19:57

    Nese Rama ka kellqe, duhet te terheqe njohjen ndaj pseudo republikes serpska dhe servise. Gamori i lagjes eshte me i vjeter se shteti i ri i republikes serbe. Me sa di une, serbia ndryshoi emrin ne 2008 ose 2009. Kjo e ben shtet me te ri se Kosova. Eshte Kosova ajo qe duhet te njohe servine dhe jo servia. Nqs servise i njihet vazhdimesi shteterore, pse nuk i njihet Kosoves?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?