Parlamenti i nxënësve, Shahini: Aleat i yni në përmirësimin e eksperiencës shkollore

28 Gusht 2020, 12:07| Përditesimi: 28 Gusht 2020, 14:16

  • Share

Ministrja e Arsimit Besa Shahini me anë të një statusi në rrjetet sociale flet për punën e vazhdueshme dhe kontributin e “Parlamentit të Nxënësve”, i cili funksionon si një organ këshillimor pranë MASR me qëllim forcimin e pjesëmarrjes aktive të nxënësve të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në proceset e vendimmarrjes dhe në rritjen e cilësisë së procesit arsimor. 

“Si ministri e fëmijëve dhe të rinjve, me themelimin dhe angazhimin e vazhdueshëm të Parlamentit të Nxënësve kemi çuar akoma më përpara interesin e përbashkët të nxënësve tanë”, shprehet Shahini.

Duke nënvizuar se “për ne është shumë e rëndësishme të dëgjojmë e mësojmë direkt nga nxënësit”, Ministrja Shahini cilëson gjithashtu se Parlamenti i Nxënësve, “si një organ këshillimor pranë MASR, është një prej aleatëve tanë më të mirë për të adresuar çështje të ndryshme që janë plotësisht në funksion të përmirësimit të eksperiencës shkollore”.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • gjeni_i_pazbuluar: 28/08/2020 12:21

    Ne kete kohe qe i gjithe stafi i ministrise nuk duhet te qendroje asnje minut kot por vetem te punoje se si te filloje viti i ri shkollor, se ketu luhet me shendetin e dhjetera mijera femijeve, kjo ministrja e nderuar e arsimit, pasi ka pire ndonje kafe per shtyre diten, drejton vemendjen e publikut nga "parlamaneit i femijeve", disa gjera krejtesisht te parendesishme, qe nuk kane asnje vlere serioze por sherbejne per te kaluar kohen femijet. Hajde ministre hajde. Lum ne qe te kemi ty. Aman vetem me gjera serioze mos u merr se do na lodhesh pastaj dhe me zor te kemi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?