Foto ilustruese

Votimi i propozimit francez, Von der Leyen: Hap i madh drejt integrimit! Scholz: Ju duam anëtare të unionit! Blinken: BE me Ballkanin Perëndimor do jetë më i fortë

16 Korrik 2022, 14:23| Përditesimi: 16 Korrik 2022, 16:37

  • Share

Pas miratimit me 68 vota pro të propozimit francez në Kuvendin e Maqedonisë së Veriu që i hap rrugë çeljes së negociatave, krerët më të lartë të politikës në Bashkimin Europian kanë përshëndetur vendimin e parlamentit të Shkupit.

Për presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, kjo është një mundësi historike dhe një hap i madh në rrugën drejt një të ardhmja europiane. Kancelari gjerman, Olaf Scholz nënvizon se ky votim i hap rrugën konferencës së parë të anëtarësimit në BE, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

‘Ne ju duam si anëtare të BE-së dhe do jemi pranë jush gjatë këtij rrugëtimi’- shkruan Scholz.

Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi duke përshëndetur vendimin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut thotë se të martën do të mbahet konferenca e parë Ndërqeveritare. Një hap vendimtar e ka quajtur Shefi i Politikës së Jashtme në BE, Joseph Borell, miratimin e propozimit francez, teksa shkruan se i hap rrugë integrimit Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Një reagim ka patur edhe sekretari i Shtetit Antony Blinken, i cili shprehet se Bashkimi Europian do të jetë më i fortë me Ballkanin Perëndimor.

Të martën Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të mbajnë konferencën e parë ndërqeveritare. Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar sot me 68 vota pro propozimin francez për zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë, që do t’i hapë rrugën procesit të integrimit evropian.

Ora 15:51
Maqedonia e Veriut miraton propozimin francez, Blinken: BE me Ballkanin Perëndimor do jetë më i fortë

Vendimin e Maqedonisë së Veriut për të pranuar propozimin francez, ka sjellë edhe reagimin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Ai shkruan se një BE me Ballkanin Perëndimor pjesë të saj, e bën atë më të fortë.

"Bashkimi Evropian që përfshin të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të jetë më i fortë dhe më i begatë. Tani është koha për të punuar në hapat e mëtejshëm", shkruan Blinken.

Ora 14:43
Votimi në Kuvendin e Shkupit, Borell: Hap vendimtar për Shqipërinë dhe Maqedoninë në rrugën drejt BE-së

1645818384_borell1.jpg

Shefi i Politikës së Jashtme në BE-, Joseph Borell ka reaguar në lidhje me miratimin e propozimin francez në Maqedoninë e Veriut që i hap rrugë çeljes së negociatave.

‘Në Maqedoninë e Veriut, Parlamenti ka votuar propozimin francez. Në favor të hapjes së negociatave për anëtarësim, në favor të së ardhmes sonë të përbashkët evropiane. Një hap vendimtar në rrugën drejt BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në momentet kur ne duhet të qëndrojmë së bashku për të përballuar sfidat e përbashkëta.’- u shpreh Borell.

Ora 14:33
Votimi i propozimit francez, Scholz: Ju duam si anëtarë të BE-së

1657450234_Screenshot8.jpg

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka reaguar në lidhje me miratimin e propozimin francez në Maqedoninë e Veriut që i hap rrugë çeljes së negociatave.

‘Përshëndes votën e Parlamentit Maqedonas që hap rrugën për konferencat e para të anëtarësimit të Bashkimit Evropian me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ne ju duam si anëtarë të Bashkimit Evropian dhe do të jemi pranë jush gjatë gjithë rrugës!’- shkruan Scholz

Ora 14:13
Miratimi i propozimit francez, Varhelyi: Të martën mbahet konferenca e parë Ndërqeveritare

1656362869_OliverVarhelyi.jpg

Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi duke përshëndetur vendimin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut thotë se të martën do të mbahet konferenca e parë Ndërqeveritare.

‘Unë mirëpres rezultatin e votimit të sotëm pas ditëve të fundit të diskutimeve të qëllimshme në Parlament duke dhënë mandat të qartë për Qeverinë për të mbajtur konferencën e Parë Ndërqeveritare bazuar në propozimin Francez. Mezi presim hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut të martën, ku do të takohemi në Bruksel. Maqedonia i përket BE-së.’- shkruan Varhelyi.

Ora 14:00
Miratimi i propozimit francez në RMV, Von der Leyen: Mundësi historike, hap i madh në rrugën drejt të ardhmes evropiane

1657907351_ursula.JPG

Presidentja e Komisionit Evropian ka reaguar pas miratimit të propozimit francez në Maqedoninë e Veriut që i hap rrugë integrimit të vendit në BE.

‘Urime Maqedonisë së Veriut për votimin që tani hap rrugën për hapjen e shpejtë të negociatave të anëtarësimit. Ishte një mundësi historike. Dhe ju e kapët atë. Një hap i madh në rrugën tuaj drejt një të ardhmeje evropiane. E ardhmja juaj.’- shkruan, Von der Leyen.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?