Votimi në parlamentin holandez

Politikë

Parlamenti Holandez i jep 'dritën jeshile' Shqipërisë për hapjen e negociatave me BE, Xhaçka: Njohje e merituar e reformave tona

17 Qershor 2021, 16:41| Përditesimi: 17 Qershor 2021, 17:15

  • Share

Parlamenti holandez i ka dhënë dritën jeshile Shqipërisë duke kërkuar mbajtjen sa më shpejtë të Konferencës së parë Ndërqeveritare. Lajmi është dhënë nga Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka duke e cilësuar arritje pozitive dhe njohje e merituar e reformave të ndërmarra deri më sot nga vendi ynë.

"Parlamenti i Holandës sapo votoi "Po"! Dritë jeshile nga Parlamenti Holandez! Shqipëria i ka përmbushur kushtet dhe është gati të mbajë Konferencën e parë Ndërqeveritare. Një lajm shumë i mirëpritur dhe një njohje e merituar e reformave tona", shkruan Xhaçka në twitter

Edhe pse Holanda e ka kundërshtuar për një kohë hapjen e bisedimet me Shqipërinë në lidhje me anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian duke se qëndrimi ka ndryshuar. Sipas parlamentit holandez, Shqipëria ka bërë përparim të mjaftueshëm për të filluar bisedimet. Partitë në qeveri "Popullit për Liri dhe Demokraci" (VVD)  dhe "Thirrjes Kristian-demokrate" CDA, të cilat më parë kishin mbajtur një qëndrim negativ, sot kanë dhënë "sinjale pozitive" për Shqipërinë. Ata thonë se është bërë përparim në fusha të tilla si sundimi i ligjit dhe luftimi i korrupsionit. Edhe partitë e tjera opozitare kanë mbështetur gjithashtu qëndrimin e qeverisë.  

Sinjalet e zbutjes së Holandës skeptike janë dhënë pak  kohë më parë kur ministrja e jashtme holandeze, Sigrid Kaag tha se “Konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërinë mund të ndodhë sa më shpejt, që të arrihet marrëveshja mbi kornizën negociuese me Shqipërinë”.

Përsos zbutjes së qëndrimit të saj, Holanda ka disa rekomandime ku kërkohet më shumë punë në drejtim të forcimit të institucioneve dhe se politikanët dhe qytetarët duhet të mësohen me pavarësinë e gjyqësorit, të përfundojë Vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe të plotësohen të gjitha vendet e lira në fushën e drejtësisë.

Më 22 qershor pritet mbledhja e Këshillit Evropian, ku unioni do të vendosë nëse do të ketë apo jo një datë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?