Foto ilustruese

Parlamenti grek e nis vitin me zgjerimin me 12 milje në detin Jon/ Mediat: Mesazh i fortë për Ankaranë

4 Janar 2021, 14:42| Përditesimi: 4 Janar 2021, 15:02

  • Share

Projektligji i parë që do të kalojë në parlamentin grek i pari për 2021 është ai i zgjerimit me 12 milje në detin Jon. Kjo nënkupton që projektligji përkatës do të jetë i pari që do të prezantohet për diskutim dhe votim më datë 11 janar, në mbledhjen e parë të parlamentit për këtë vit.

Sipas mediave greke e gjithë kjo është një mesazh i fortë për Ankaranë.

Ditën e Krishtlindjeve në Greqi është miratuat dekreti për zgjerimin me 12 milje në detin Jon, nga pjesa veriore e ishujve deri në kepin Tainaro.

Pas qarkullimit të kësaj deklarate kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ministri i jashtëm i Greqisë Nikos Dendias kanë zhvilluar një takim ku kane diskutuar dhe rënë dakord se kjo çështje duhet të zgjidhet në Gjykatën e Lartë të Hagës.

Sigurisht që një gjë e tille ka sjellë  kundërshtime të forta nga figura politike të ndryshme, edhe pse kjo tashmë është lënë në dorë të drejtësisë. 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Miri: 04/01/2021 19:20

    Bajgat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?