Bisedka në projektim 3D

Parkut të Madh të Liqenit i shtohet një tjetër stoli, gati bisedka-teatër

28 Dhjetor 2020, 10:56| Përditesimi: 28 Dhjetor 2020, 10:58

  • Share

Një ngrehinë e degraduar nga vitet e harresës, së shpejti do jetë gati për të na mikpritur në një shfaqje artistike për fëmijë, orë të hapur mësimore, leksion, bisedë mes miqsh, apo mbledhje pune.

Një projekt frymëzues i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit të Bashkisë së Tiranës dhe profesor Klement Zoraqit nxiti që bisedka-teatër të merrte udhë.

Kanë mbetur dhe pak detaje, derisa ky vend i përzgjedhur me kujdes të nisë e të gëlojë nga fëmijë e të rritur frekuentues të parkut, fillimisht në zbatim të masave anti-COVID, me maska dhe pa grumbullime të mëdha e më pas duke shpresuar se do t'i rikthehemi normalitetit të mëparshëm.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?