Kronikë

Parku Kombëtar i Prespës prej 3 ditësh nën pushtetin e flakëve, ndërhyn avioni grek për të shuar flakët

30 Gusht 2021, 13:35| Përditesimi: 30 Gusht 2021, 14:50

  • Share

Parku Kombëtar i Prespës prej tre ditësh ndodhet nën pushtetin e flakëve. Zjarri ka rënë në kufi me shtetin grek ndërkohë nga ana e zjarrfikëses se Pustecit dhe forcave vullnetare të kësaj bashkie është punuar për t'u shuar zjarri. Ndërhyrja ka qenë e vështirë pasi zjarri ndodhet në majën e malit "Ostoja", vendi i quajtur Piramida 10 në kufi me Greqinë.

Por me ndërhyrjen e autoriteteve greke nga ajri, po bëhet e mundur shuarja e flakëve dhe neutralizimi i vatrës së zjarrit, i cili po djeg bimësi dhe shkurre, Nuk dihet ende sipërfaqja e përfshirë nga zjarri.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?