Parku i Divjakës me pagesë?! Hiqet trau pas denoncimit të Braçes: E papranueshme! E shikoni ku ka arritur lajthitja në këtë vend?!

2 Shtator 2022, 17:55| Përditesimi: 2 Shtator 2022, 21:27

  • Share

Një ditë më parë në hyrje të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta kanë nisur punimet për vendosjen e një trau. I pari që reagoi ishte deputeti socialist Erion Braçe.

"Po vendosin tra në hyrje të parkut, i pyes më thonë jemi punëtor. U them kush po e bën më thonë ADZM. Edhe këtu tek moli për të bërë fotot e dasmave do të behet me pagesë. Për vendas e të huaj do të duhet të kalohet atje matanë tek trau me pagesë për të bërë xhiro në park. E shikoni ku ka arritur lajthitja në këtë vend?!”, tha Braçe në rrjetet sociale.

Kundër hyrjes me biletë në parkun e Divjakës shprehet dhe deputetja demokrate, Ilda Dhori.

"Dua të sjell në kujtese në 2011 ka ekzistuar trau në brendësi të pyllit, ata që kanë qenë atëherë në opozitë (PS) e kanë çuar në gjykatë dhe gjykata e shpallur të paligjshëm. Me sa informacion kam, tani vendimin e ka marrë ministria e mjedisit. Do dalim në protesta derisa të anulohet sepse banorët e kanë atraksion kryesor për të kaluar moment çlodhje", u shpreh Ilda Dhori, deputete e PD-së.

Këtë të premte grupi i xhirimit të "Report TV" konstatoi se punimet për vendosjen e traut janë ndërprere. Nuk ka asnjë tabele për punimet, ndërsa në asfalt gjendet e shkruar me të kuqe tarifa e biletës150 lek/automjet.

Detajet e këtij projekti mbeten të paqarta! Drejtori i Parkut, Ardjan Koçi heziton të përgjigjet publikisht, por përmes telefonit tha se "tenderin e ka bërë Ministria e Mjedisit". Nga ana tjetër, policia njofton se ka pezulluar punimet dhe po heton një punëtor të firmës private pasi nuk dispononte leje ndërtimi për punimet.

D.GJ//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 03/09/2022 03:58

    E pse e quan lajthitje o Brace? Te vizitosh /Yellow Stone/, Josemitet,apo parkun e Sekuojave ne U.S. kushton 30-35 $/jave per makina e 20 $ per kembesore e cikliste.Ne se parate perdoren per mirembajtjen e parqeve nuk ka ndonje te keqe te vendoset bileta,vetem te jete e lire.

    Përgjigju
  • BENI: 02/09/2022 23:56

    O BRACE ATE QE KA VENDOSUR TRAUN,,,TA KISHIT RRAHUR GJER NE AGIM,,,QE TE MOS E NJIHTE AS NENA E TIJ.....VETEM KESHTU MERR VESH KY HALE MILET...

    Përgjigju
  • llazi: 02/09/2022 21:34

    Ky eshte gomarlliku i radhes..... U be dhe Divjaka te hysh me vize.... Cfar beni o idjot njelloj si ne malin e Dajtit mbledhin taksa dhe higjena eshte skandaloze. Na u hoqen vizat per ne Evrope dhe na vendosen viza per brenda vendit....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?