Parku i Apolonisë atraksion turistik, 52 000 vizitorë në 2022! Gërmimet vijojnë në park, priten artefakte unike

E njohur për pasurinë arkeologjike dhe peisazhin natyror Parku Kombëtar Arkeologjik i Apolonisë vijon të mbetet një destinacion i preferuar për turistët  vendas dhe të huaj ku vetëm brenda vitit 2022, janë regjistruar mbi 52 mijë vizitorë.

Për drejtuesen e parkut Arkeologjik Ornela Dyrmishaj investimet në infrastrukturë  ka ndihmuar në rritjen e numrit të vizitorëve të interesuar për këtë park.

"Deri tani jemi rreth 52 mijë vizitorë. Duke e krahasuar me 2019 Apolonia ka një numër relativisht të lartë vizitorësh. Krahasuar me vitet pas pandemisë, jemi shumë herë më lart kemi dyfishuar numrin e vizitorëve por njëkohësisht dhe të të ardhurave të cilat janë relativisht më të larta dhe se 2019 duke arritur një shifër deri në 220 milion lekë të vjetra vetëm për Parkun Arkeologjik të Apolonisë", tha Drejtoresha e Parkut Arkeologjik, Ornela Dyrmishaj.

Drejtoresha Dyrmishaj ka folur dhe mbi risitë në punën e zbulimeve arkeoligjike në të dy parqet Apoloni dhe Bylis.

"Në Apoloni kemi pasur dyekspedita Franka Shqiptare ekspedita në pjesën e Akropolit dhe hyrjes Julindore. Ekipi tjetër është dhe ekipi gjerman i cili vazhdon prej tre vitesh gërmimet në Tempullin e Shtyllasit, i cili është një nga risitë e gërmimeve arkeologjike në territorin e Parkut të Apolonisë. Në Bylis kemi pasur dy misione të tjera, ku bëhet ndërhyrja në muzaiket e këtij Parku", tha Drejtoresha e Parkut Arkeologjik, Ornela Dyrmishaj.

Muzeu Arkeologjik me mbi 800 objekte që dëshmojnë historinë e deri në 1200 vjet para Krishtit dhe mjaft artefakte unike janë ndër pikat kyçe që çdo vit e më shumë po tërheqin vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj në Parkun Kombëtar të Apolonisë, në Fier.  

A.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?