Parkoi brenda oborrit të një shkolle të mesme, ndëshkohet me gjobë shoferi në Peshkopi

22 Shtator 2023, 09:46| Përditesimi: 23 Shtator 2023, 10:57

  • Share

Një drejtues mjeti është ndëshkuar me masë administrative gjobë, pasi parkoi brenda perimetrit të sigurisë në një shkollë të mesme në qytetin e Peshkopisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër kanë identifikuar dhe ndëshkuar drejtuesit e automjeteve dhe më pas është bërë heqja e tyre me karrotrec.

Policia e Dibrës apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve,  të zbatojnë me korrektësi perimetrin e sigurisë së shkollave, pasi Policia është e vendosur për të zbatuar ligjin dhe nuk do të tolerojë asnjë shkelje të tillë.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?