Parkimet në Tiranë, makinat bllokojnë stacionet e autobusëve dhe vijat e bardha! Policia: Shoferët të jenë më të kujdesshëm  

28 Tetor 2023, 14:58| Përditesimi: 28 Tetor 2023, 16:08

  • Share

Së fundmi, në një video nga rrugë të ndryshme të Tiranës tregohen disa shembuj të automjeteve që janë parkuar gabim në stacione autobusësh, vija të bardha, dhe vende të tjera ku pengohet rrjedha normale e trafikut.

Për këtë, policia u ka bërë apel shoferëve të jenë të kujdesshëm në vendet ku ndalojë, në mënyrë që qyteti të jetë i organizuar dhe i sigurt.

“Është e rëndësishme të parkojmë me përgjegjshmëri dhe të tregojmë kujdes në vendet ku ndalojmë! Kjo video tregon Le të jemi më të vetëdijshëm dhe të respektojmë rregullat e trafikut për një qytet më të sigurtë dhe më të organizuar”, thuhet në njoftim.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?