Parkim në korsitë e biçikletave, policia bashkiake gjobit drejtuesit e mjeteve

30 Maj 2020, 13:59| Përditesimi: 30 Maj 2020, 14:15

  • Share

Parkimet e automjeteve në vendet e dedikuara për biçikletat i ka kushtuar ndëshkim me gjobë shoferëve.

Lehtësimi i masave për parandalimin e Covid19 dhe rikthimi në normaliteti i qarkullimit rrugor ka rikthyer shkeljet nga ana e drejtuesve të automjeteve. Ndërkohë, policia bashkiake ka ndëshkuar me gjoba nga 1 mijë deri në 3 mijë lekë të gjithë ata drejtues që kanë shkelur rregullat për parkimin e automjeteve.

Pesë ditë më parë, Report TV bëri një vëzhgim në disa prej akseve kryesore të Tiranës ku parkimet e gabuara apo parkimet dysh konstatoheshin kudo.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?