Bota

Parisi, jo më simbol i dashurisë dhe shëtitjeve buzë Senës, por 'pushton' mediat sociale me mbeturinat e tij

6 Prill 2021, 16:14| Përditesimi: 6 Prill 2021, 16:27

  • Share

Jo më Parisi i luleve dhe i dashurisë, jo më Parisi i shëtitjeve buzë Senës,  ditët e fundit janë bërë publik imazhet e një Parisi aspak të këndshëm dhe të dashuruar nga të gjithë. Një Paris i pushtuar nga mbeturinat. Megjithatë zyrtarët e Parisit kanë akuzuar për inicimin e një fushate shpifjesh politike.

Hashtagu " saccage Paris" u bë virale gjatë Pashkëve, ku shumica e qytetarëve akuzonin me shumë organet drejtuese të bashkisë për shkatërrimin e kryeqytetit. Ata u ankuan për mbeturina të pa mbledhura, trotuare të dëmtuara dhe grafite kudo.

Nënkryetari i bashkisë së Parisit tha se mbajtja e qytetit të pastër kishte qenë gjithmonë një problem.

Sidoqoftë, fushata e mediave sociale ishte një shpërfytyrim i realitetit këmbënguli Emmanuel Grégoire. Parisi ishte i populluar dhe pastruesit po bënin gjithçka që mundeshin, tha ai për mediat vendase por theksoi se kryeqyteti francez nuk ndryshonte nga Londra, kryetari i të cilit Sadiq Khan u përball pikërisht me të njëjtat çështje.

Mes mijëra postimeve në internet, Cyrille Capuano tha se për vite me radhë Parisi nuk e kishte respektuar reputacionin e tij si qyteti i dritës dhe ai akuzoi kryebashkiaken Anne Hidalgo për kthimin e tij në një gjendje të tillë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?