VIDEO/ Paris, hyri në konsullatën iraniane dhe kërcënoi se do shpërthente veten me eksploziv, arrestohet i dyshuari

19 Prill, 15:57| Përditesimi: 19 Prill, 17:19

  • Share

PARIS – Një person hyri ditën e sotme në konsullatën e Iranit në Francë dhe kërcënoi se do të shpërthente lëndë plasëse. Ai tha se do të hakmerrej për vëllanë e tij të arrestuar.

Mirëpo, policia ka ndërhyrë edhe pas kërkesës autoriteteve diplomatike duke e neutralizuar dhe vënë nën arrest personin e dyshuar.

Fillimisht ai ngjalli mjaft panik në kryeqytetin francez, me policinë që bllokoi të gjithë zonën rreth konsullatës.

Një dëshmitar thotë se pa një burrë të hyjë në konsullatë duke mbajtur një granatë në dorë apo një rrip shpërthyes.

Pas kontrollit u pa se ai nuk kishte me vete ndonjë lëndë plasëse.  

Ora 17:12
VIDEO/ Hyri në konsullatën iraniane dhe kërcënoi se do shpërthente veten me eksploziv, policia franceze rrethon godinën

1713539742_paris.jpg

Një person hyri ditën e sotme në konsullatën e Iranit në Francë dhe kërcënoi se do të shpërthente lëndë plasëse duke thënë se do të hakmerrej për vëllanë e tij të arrestuar.

Mediat e huaja kanë publikuar një video nga momenti i arrestimit të atentatorit.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?