Bledi Çuçi dhe Sandër Lleshaj

Parehatia e opozitës me ministrat e Brendshëm, Lleshaj i fortë dhe Çuçi i butë! Ta ndajë mendjen si e do!

17 Dhjetor 2020, 10:32| Përditesimi: 17 Dhjetor 2020, 10:39

  • Share

Opozita shqiptare ndër vite e ka treguar se ndjehet e parehatshme për të gjithë ministrat e Brendshëm që janë emëruar nga mazhoranca në pushtet. Gjithnjë është munduar të gjejë një arsye për t’i kundërshtuar që në ditën e parë të propozimit, ende pa u dekretuar nga Presidenti i radhës.

Duke mos hyrë thellë në histori në qeverisjen e parë të PS, kur akuzonte Neritan Cekën si një njeri që nuk ka lidhje me këtë dikaster pasi vinte nga arkeologjia dhe merrej vetëm me kufomat por dhe ishte njeri i ashpër dhe i prerë, nuk kurseu as Petro Koçin duke e cilësuar një militant partiak por të butë.

Pastaj kontestoi të gjithë ministrat e Rendit publik të asaj kohe, për të arritur tek ministrat e Brendshëm Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafaj. Për këtë të fundit, lideri zyrtar i PD Lulzim Basha deklaroi se vetëm po të kalonin mbi trupin e tij ai do të hynte në zyrë.

Xhafaj jo vetëm që u bë ministër i Brendshëm, por “kaloi dy herë mbi trupin e Lulzim Bashës”, për t’u larguar vetëm pas një maskarallëku që i stisën me vëllain e tij, skenar që tashmë ka hyrë në terminologjinë shqiptare si “babale-film” i realizuar keq ne zyrat e PD.

Ardhja e Sandër Lleshajt në krye të ministrisë së Brendshme u prit keq që nga Presidenti i Republikës Ilir Meta e deri tek liderët e opozitës Lulzim Basha e Sali Berisha.

“Spaletat” e gjeneralit tërbuan Metën, Berishën, Bashën e Kryemadhin, aq sa kreu i shtetit e bllokoi për disa kohë dekretimin e tij si ministër.

Lleshaj u detyrua formalisht të hiqte dorë nga gradat e larta të fituara për një jetë të tërë në ushtri, me poste të larta në FA dhe në kohën e qeverisjes së Sali Berishës.

Emërimi i Lleshaj ministër i Brendshëm përkoi me situatën tepër të vështirë të krijuar nga opozita e cila pasi dogji mandatet e deputetit, gdhihej e ngrysej në derën e Parlamentit dhe kryeministrisë me “urë zjarri” në dorë për të hyrë dhe djegur institucionet.

Gjenerali ministër i Brendshëm në vend që të përdorte armët siç priste opozita, pasi mendonte se për këtë ishte përgatitur një jetë tërë, vendosi ndryshe: Futi në punë tërë arsenalin e gazit lotësjellës të blerë nga qeveria e Sali Berishës pas 21 janarit të përgjakshëm ku u vranë 4 demonstrues me urdhër të tij në bulevardin kryesor përballë krryeministrisë.

Pra Lleshaj, në vend që të vepronte si i “buti” Lulzim basha, asokohe ministër i Brendshëm dhe të urdhëronte Gardën të qëllonte pa dallim mbi protestuesit duke shkaktuar viktima, vendosi të përdorë vetëm gazin lotsjellës.

Lidershipi i opozitës e akuzoi Sandër Lleshajn si një ministër i ashpër që po dhunonte qytetarët me gaz lotsjellës. Për fatin e mirë të shqiptarëve dhe të vetë Lleshajt, pati djegie sysh, që nuk e ndaluan Bashën që në çdo fund proteste të këndonte ashtu siç dinte ai hymnin kombëtar para selisë, por nuk rezultoi me asnjë të vdekur apo të plagosur.

U plagos me shashkë një efektive policiue Ina Muka, e cila u dëmtua rëndë, por që falë dhe ndërhyrjes së specializuar në Turqi, u rikuperua plotësisht.

Protestat e opozitës u mbyllën ashtu siç e dinë të gjithë shqiptarët, me daljen e PD jashtë institucioneve, bojkotin e zgjedhjeve, ndërsa për fat nuk pati asnjë viktimë.

Dhe ishte mbi një vit përballje e tillë me të gjitha mjetet e mudshme me policinë, që duroi dhunën verbale të krahut radikal opozitës.

Fati i keq e deshi që ushtaraku i ashpër Lleshaj të dorëhiqej për shkak të vrasjes së Klodian Rashës nga një efektiv policie teksa patrullonte natën në Laprakë. I cili është në burg dhe pritet të marrë dënimin për krimin e bërë.

U duk sikur opozita u çlirua me dorëheqjen morale të Lleshaj nga posti i ministrit të Brendshëm, i cili mori mbi vete të gjithë përgjegjësinë.

Çfarë nuk u tha për këtë ministër, në panelet televizive, duke e cilësuar të ashpër, të prerë dhe të pakomunikueshëm me opozitën.

Emërimi i Bledi Çuçit ministër i Brendshëm nga ana e Ramës, emri i tij është për dekretim në Presidencë dhe pret firmën e Metës i cili dje nuk kishte qënë në zyrë për të parë propozimin e Ramës, nxori në pah një gjë tjetër: Parehatinë e opozitës me ministrat e brendshëm.

Menjëherë analisti pranë PD Agron Gjekmarkaj deklaroi se Lleshaj ishte një ministër adapt në punën e tij, madje ishte shumë i distancuar nga Edi Rama.

Ndërkohë që gjithë lidershipi i opozitës e cilësojnë Çuçin si të butë dhe pa lidhje me Ministrinë e Brendshme, kukull të Edi Ramës.

Një ndryshim 360 nga ana e opozitës në qëndrimin ndaj Lleshajt, duke arritur deri atje sa mjeku Petrit Vasili i LSI që në mënyrën më të çuditshme në qeverisjen me PS pranoi postin e ministrit të Drejtësisë, ta kontestonte Çuçin dhe të shprehej me tone të buta ndaj paardhësit të tij.

Tani është një hall i madh me PD dhe LSI: Lleshaj ishte i ashpër dhe gjeneral që nuk duhej të drejtonte ministrinë e Brendshme pasi i “ngopi” me gaz lotsjellës protestuesit e opozitës dhe jo me plumba si i “buti” Basha në kohën e tij.

Ndërsa Bledi Çuçi është më i butë se sa duhet! Eshtë mirë që opozita të bëjë një identikit ministri të Brendshëm të mazhorancës dhe të thotë si e do: Të ashpër apo të butë, duhet të përdorë para protestuesve që sulmojnë institucionet gaz lotsjellës apo plumba.

Opozita ka të drejtën e zgjedhjes, dhe duhet ta thotë pasi me sa duket do të qëndrojë gjatë larg pushtetit dhe do shohë dhe ministra të tjerë të Brendshëm të PS.

E themi këtë sepse sondazhet e njëpasnjëshme po e tregojnë rënien “pikiuatë” të opozitës. Ka kundër 71 përqind të shqiptarëve, e pangjarë deri më tani me një opozitë 4 muaj para zgjedhjeve, pasi ka qëndruar 8 vite larg pushtetit.(M.N-TemA)

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • O tej: 17/12/2020 13:13

    Opozite leshi me babale me Gazbytha Grida Suma e Monik Baxhella

    Përgjigju
  • Akrepi: 17/12/2020 11:57

    Qe opozita nukse eshte dakort asnje here --cilado opozit qoft -- per miratimin e gjithe aparatit qeveritar , ky qendrim ndaj pozites eshte i pritshem ,nga opozita . Nese do mendojme qe opozita te miratoje dhe perkrah qeverine dhe gjithe politikat e tyre qeverisese , atehere i bie qe opozita , te ishte shume e gezuar dhe do festonte ; kur pozita fitonte votat popullore per qeverisie . Problemi qendron tek perdorimi i te pa vertetave , shpifieve dhe ofezave , nga te gjitha opozitat kunder pozites se radhes . A mund te shmangim veset qe demtojne pa kufi imazhin tone ?. E di qe nukse ju pelqejne shkrimet e mia , dhe zakonisht nukse i botoni ; por nese i botoni , do jete ne nderin tuaj , nese vertet jeni te pa varur .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?