Paratë e pista në ndërtim, pr/ligj i ri për agjentët imobilarë: Raportoni rastet e dyshimta ose iu ikën licenca

19 Korrik 2020, 18:53| Përditesimi: 19 Korrik 2020, 19:13

  • Share

Investimi i parave të krimit në sektorin e ndërtimit për pastrimin e tyre është një nga problematikat e njohura në Shqipëri dhe kjo është theksuar dhe në raportit e fundit  të pastrimin e parave.

Sektori imobilar apo i pasurove të patundshme janë një rrezik u lartë për pastrimin e parave dhe për këtë qeveria po harton një ligj për certifikimin e agjentëve të shitjes duke i detyruar ata të fundit të raportojnë rastet se po kryhen transaksione të dyshimta apo po bëhet pastrim parash.

Ky projketligj pritet që të jap rezultate pozitive duke luftuar këtë fenomen dhe ka për qëllim mbrojtjen dhe garantimin e ushtrimit të profesionit të ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme dhe synon luftimin e nivelit të lartë të ekonomisë informale që përben një rrezik të shtuar të pastrimit të parave, sidomos në fushë e ndërtimit. 

Në projketligj përcaktohen rregullat për ushtrimin e profesionit të ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme, të drejtat, detyrimet, masat disiplinore, rregullat e caktimit të tarifave, si dhe marrëdhëniet e ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme me të tretët. Në rast se nuk raportojnë fenomenet e dyshimta u pezullohet licenca, ndërsa ministria përgjegjëse nis hetimet, thuhet ndër të tjera në ligj.

Projektligji ka si objektivë kryesorë:

• Të përcaktojë rregulla të thjeshtuara për ushtrimin e profesionit të ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme, si një profesion i lirë dhe i rregulluar në përmbushje të qëllimit për ndërmjetësimin e veprimeve juridike për kalimin e pronësisë së sendeve të paluajtshme ose të drejtave reale mbi to në përputhje me legjislacionin në fuqi.

•  Të vendoset një kornizë ligjore për përparimin e luftës për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit në sektorin e pasurive të paluajtshme.

•  Detyrimi për të raportuar nga ndërmjetësit e pasurive të paluajtshme pranë strukturave përgjegjëse të autorizuar me ligj,  në rast dyshimi për pastrim parash gjatë kryerjes së transaksioneve që lidhen me pasuritë e paluajtshme.

Vetëm pak ditë më parë Ministria e Ekonomisë, Ministria e Brendshme dhe Prokurori i Përgjithshëm  firmosën një memorandum bashkëpunimi pikërisht për të luftuar krimin ekonomik dhe financimin e terrorizmit. Në të u raportuar se në 2019-n në Shqipëri u sekuestruan 100 milionë euro pasuri nga krimi.   

( Kliko këtu për të lexuar relacionin për ndërmjetësit e pasurive të paluajtshme)

(Kliko këtu për të lexuar projektligjin për profesionin e ndermjetsit të pasurive të paluajtshme)

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?