Parashutistët italianë spektakël në aerodromin e Gjirokastrës: Shqipëria gati për të zhvilluar sportin e parashutizmit

2 Shtator 2023, 18:55| Përditesimi: 2 Shtator 2023, 19:00

  • Share

Parashutistët italianë kanë dhuruar spektakël në qiellin e qytetit te gurtë.  Aktiviteti sportiv në Gjirokastër u organizua nga  “Skydiving Albania”, ku morën pjesë 20 parashutistë italianë.

Po kështu instruktorët mundësuan hedhje me parashutë për qytetaret e interesuar. Instruktorët vlerësojnë pistën e aerodromit tashmë i certifikuar, por vene theksin tek investimet e kërkuara për vendosjen ne funksion te plote te tij.

“Është e vërtetë që i kemi dhënë gjallëri Aerodromit jo vetëm nëpërmjet sporteve tona , jo vetëm nëpërmjet sportit tonë por edhe për sportet e tjera sepse ishin dhe Federata e Sporteve të Ajrit që kanë bërë aktivitete gjatë periudhës së vitit. Angari duhet të jetë zona e zyrave ku mund të bëhen mësime sipër për sportin e parashutizmin dhe për sportet e tjera”, tha Egestina Levani, organizatore.

“Është mjaft mirë. Është një mundësi për të patur dhe ushtruar disa aktivitete të tilla fluturimi, si parashutizmi.  Si të gjitha gjërat tani edhe infrastruktura është duke u rregulluar dhe është shumë më mirë. Për momentin është vetëm një pistë dhe nuk ka tjetër.  Mendoj se jo vetëm Gjirokastra, por e gjithë Shqipëria është gati për të zhvilluar një sport si parashutizmi”, tha Filippo Cacciatore instruktor parashutizmi.

Për kryebashkiakun e Gjirokastrës, fluturimet me parashutë apo aeroplanë sportiv janë një potencial i shtuar për turizmin.

“Ne do të vazhdojmë investimin  për të bërë Angarin dhe për të bërë dhe aksesorë të tjera që ta bëjnë të mundur këtë fushë dhe këtë aerodrom me standardet e duhura për fluturime për aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare dhe mbi të gjitha një pjesë dhe një pjesë rekrative që ofron për turizmin Gjirokastra”, u shpreh Flamur Golemi.

Në Gjirokastër se shpejti do të organizohet një event ndërkombëtar parashutizmi.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ssss: 02/09/2023 19:01

    Në jemi gati edhe për të hyrë në Europë. Po na duhen edhe 50 vjet të tjera

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?