Parashikimi i motit për të shtunën, reshje të pakta shiu dhe dëbore! Çfarë pritet gjatë pasdites

16 Dhjetor 2023, 07:57| Përditesimi: 16 Dhjetor 2023, 08:06

  • Share

Ditën e shtunë (16 dhjetor( vendi ynë parashikohet të jetë nën ndikimin e vranërisave dhe reshjeve të pakta të shiut dhe dëborës në zonat malore. Pritet të ketë një përmirësim të dukshëm të situatës së reshjeve duke nisur nga mesdita, por temperaturat do të jenë të ulëta për shkak të masave të ftohta ajrore që kanë mbërritur në gadishullin e Ballkanit.

Temperaturat e ajrit do të pësojë rënie duke u luhatur nga -3 gradë celcius më e ulëta deri në 12 gradë celcius më e larta në rang vendi që pritet të shënohet në Sarandë.

Era do të fryjë e forte me shpejtësi 60 km/h në sipërfaqen e tokës dhe mbi 80 në det të hapur me drejtim, verior dhe verilindor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 6 ballë.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?