Parashikimi i motit për sot, temperaturat arrijnë në 31 gradë

17 Maj 2022, 07:20| Përditesimi: 17 Maj 2022, 10:20

  • Share

Vendi ynë gjatë paradites do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese. Sipas Meteoalb, në orët e pasdites vranësirat do të bëhen më të dukshme, ndërsa në zonat Veriore dhe Juglindore do të ketë momente të pakta me shira. Pjesa tjetër e territorit do të jetë me kthjellime dhe kalime vranësirash.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por në mesditë do të luhaten vlerat ditore nga 10°C deri në 31°C.

Era do të fryjë mesatarisht në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Europa Jugore do të jetë me kthjellime dhe kalime vranësirash të cilat herë pas here do të krijojnë mundësira për reshje të pakta. Gjithashtu ishujt Britanik dhe Lindja e kontinentit do të dominohen nga vranësirat dhe reshjet e shiut. Ndërsa Gadishulli Skandinav dhe Europa Qendrore në pjesën më të madhe do të mbizotërohen nga kthjellimet dhe vranësirat e lehta.

A.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?