Fotot ilustruese

Parashikimi i motit për ditën e sotme: Temperatura deri në -1 gradë dhe vranësira të shpeshta në këto zona të vendit

7 Prill 2023, 07:35| Përditesimi: 7 Prill 2023, 07:37

  • Share

Kthjellime dhe kalime vranësirash priten në vend deri në orët e mesditës. Kthjellimet më të dukshme do të jenë në zonat bregdetare ndërsa vranësirat do të jenë më të shpeshta në zonat malore.

Gjatë mbrëmjes, territori shqiptar do të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta që do të jenë më të pranishme në zonat veriore dhe lindore.

Temperaturat e ajrit do të mbeten në të njëjtin nivel në mëngjes por pritet të rriten në mesditë duke u luhatur nga -1 deri në 14 gradë celcius.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimore duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?