Parashikimi i motit për ditën e sotme, rriten temperaturat

25 Prill 2022, 07:13| Përditesimi: 25 Prill 2022, 11:27

  • Share

Ditën e sotme, moti do të jetë i kthjellët me pak vranësira në pjesën e parë të ditës. Ndërkohë kthjellimet më të dukshme do të jenë në bregdet dhe zonën e ulët. Pjesa e dytë e ditës i thekson gradualisht vranësirat në vend duke krijuar mundësi për momente me reshje shiu në skajin verior dhe në juglindje të Shqipërisë, ku dhe vranësirat do të jenë më të fokusuara.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 25°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 - 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Vendet Nordike dhe Lindja e kontinentit do të jenë të përfshira nga një sistem i dendur vranësirash, i cili parashikohet të gjenerojë reshje dëbore në këto rajone. Qendra e kontinentit po ashtu do të jetë me mot të paqëndrueshëm, ku vranësirat e shpeshta do të sjellin reshje shiu të shoqëruara me mini stuhi ere. Ndërsa Jugu i kontinentit Europian mbetet në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave.

A.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?