Parashikimi i motit, e diela karakterizohet nga temperatura të larta

19 Korrik 2020, 07:25| Përditesimi: 19 Korrik 2020, 07:27

  • Share

Sipas Metoalb mot i kthjellët dhe temperatura të larta do të mbizotërojnë në vend deri në orët e pasdites, kur në skajin verior dhe juglindor do të ketë kalime vranësirash dhe ndonjë rrebeshe afatshkurtër shiu, por ultësira perëndimore mbetet me kthjellime. Nata rikthen motin e kthjellët dhe në këto zona.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mengjesi por rriten në mesditë duke luhatur ekstremumet ditore nga 11°C deri në 35°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?