Parashikimi i motit/ Ditë e kthjellët, natën reshje të dendura në veri

19 Shkurt 2020, 07:14| Përditesimi: 19 Shkurt 2020, 07:16

  • Share

Sipas MeteoAlb pjesa e parë e ditës mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare në të gjithë vendin, por më të dendura paraqiten në skajin verior. Ndersa pjesa e dytë e ditës shton vranësirat në të gjithë Shqipërinë duke sjellë gjatë orëve të mbrëmjes reshje në pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat e ajrit  ulen në mëngjes dhe  mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C  minimumi deri në 16°C maksimumi. Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa
Moti i kthjellët mbizotëron në dy skajet e Europës Veriperëndim dhe Lindje. Por vijon me vranësira dhe reshjeve të dendura dëbore Veriu dhe Qendra e kontinentit. Po ashtu me reshje shiu do paraqitet dhe Rajoni i Mesdheut.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?