Paraqitet në SPAK kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhja: Dhashë sqarime për një çështje për të tretë, nuk ka lidhje me institucionin që drejtoj

25 Korrik 2022, 13:28| Përditesimi: 25 Korrik 2022, 15:36

  • Share

Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR), Blendi Gjonxhja është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Ai ishte aty për disa minuta, ndërsa në një dalje për mediat, tha se është thirrur për të sqaruar një çështje që nuk ka të bëjë me institucionin që ai drejton. Ai tha se është pyetur për një situatë të caktuar dhe se nuk ka asnjë lidhje me asnjë tender.

‘Respekt të gjithëve ju se është 41 gradë. Nuk më pyeti njeri dhe s’keni pse vraponi. S’ka lidhje DPSHTRR me arsyen pse isha, për një çështje të tretë se u pyeta për sqarim. Është çështje që nuk ka lidhje fare me Ministrinë që varem, as me rrugët as me DPSHTRR. As nuk erdha nga dera e pasme, thjesht ju pashë që vrapuat ndaj për respekt.

Megjithatë unë përfaqësoj një figurë publike, nuk mund të jap detaje. U pyeta për verifikim të një situatë të caktuar. Nuk ka lidhje me asnjë tender, asnjë lloj gjëje dhe me asnjë institucion’, tha Gonxhja

Në deklaratën e Gonxhes është e paqartë se për çfarë çështje bëhet fjalë, ndërkohë që pritet të sqarohet në vijimi.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Aliu: 25/07/2022 17:46

    Blendi Gonxhe, Erion Veliaj, Taulant Ball, Artan Lame, Arben Ahmetaj, Gent Gazheli, Damian Gjiknuri. ilir Beqja, jane grupi i strukturuar kriminal i PS. Ilir e Monagjiza, Petrit Vasili, e shpura e tyre grupi i strukturuar kriminal i LSI. Shumica e PD bashke me vemjen Fatmir Mediu, grup tjeter kriminal, megjjthe oligarket e tyre. Te gjjthe pa perjashtim, jane per burgime te perjetshme.

    Përgjigju
  • sugar: 25/07/2022 15:59

    po per autobuset? ky per cfar nuk esht i perlyer, ska gje qe ska bere, cudi qe surreli akoma nuk esht thirrur nga spak

    Përgjigju
  • Kashari: 25/07/2022 15:58

    Mbajeni hajdutin e bashkisë se dhe DPTRR e ka kther sikur të jetë e vetja bashkë me Ilir Mengrën e Tiranës.Të gjithë inxhnjerat marrin lekë hapur se do pagën Gonxhe dhe Mëngra në fund të muajit. Hajduta

    Përgjigju
  • Arbeni: 25/07/2022 13:01

    Ish zv. Kryetar i bashkise te tiranes ne kohen e Rames. Dhe kete peshqesh e kemi.

    Përgjigju
    • Dhendri i Besnik Bekteshit: 25/07/2022 15:10

      Ky ka hyre ne histori sepse hapi portat e liqenit, permbyti Tiranen dhe nuk i hyri gjemb ne kembe. Shume hajdut.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?