Paraqitet në SPAK deputeti i PD-së Zef Hila: U thirra si person që ka dijeni për një hetim! S'ka asnjë procedim penal ndaj meje

21 Shtator 2022, 10:58| Përditesimi: 21 Shtator 2022, 13:21

  • Share

Ish-kryebashkiaku i Vaut të Dejës dhe aktualisht deputet i Partisë Demokratike, është paraqitur ditën e sotme në SPAK. 

Deputeti demokrat në një njoftim në mediat sociale, ka sqaruar prezencën e tij në organin e akuzës. Pa dhënë shumë detaje, Hila thotë se është paraqitur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit, lidhur me një çështje që është në proces. Sipas Hilës ai nuk ka asnjë procedim penal ndaj tij

‘Pasi u njoha me disa publikime ne media që lidhen me emrin tim, dua te sqaroj opinionin publik se : Nuk ka asnjë proçedim penal ndaj meje. Sot u paraqita prane SPAK-ut në cilësinë e personit që ka dijeni per rrethanat e hetimit. Kjo, lidhur me nje ceshtje qe eshte ne proces. Nuk mund te jap detaje për sa shpjegova ne respekt te ligjit, pasi hetimi i çështjes është në proces nga organi procedues dhe konsiderohet sekret. Une si deputet i Partisë demokratike do te vazhdoj misionin tim ne mbështje dhe mbrojtje te interesave te qytetareve.’- shkruan Hila.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?