Foto ilustruese

Parandalohet tragjedia në Dibër, goditi me sende të forta njerkën, motrën e vëllanë e mitur! Në pranga 27-vjeçari, vuante nga probleme të shëndetit mendor

21 Gusht 2023, 12:08| Përditesimi: 21 Gusht 2023, 12:26

  • Share

Një 27-vjeçar i identifikuar si Elson Ll. është vënë në prangat e policisë pasi ka dhunuar me sende të forta anëtarët e familjes së tij si dhe i ka kërcënuar me jetë.

Ngjarja u shënua në fshatin Rreth-Kale, banues në Dibër. Familjarët kanë kërkuar ndihmën e policisë e cila ka shkuar për të neutralizuar dhe për të vënë në pranga autorin duke parandaluar një përshkallëzim të krimit.

 “27-vjeçari, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, njerkën, motrën dhe vëllanë e tij të mitur, si dhe i ka kanosur ata, për jetën” informoi sot policia.

Mes anëtarëve të familjes së dhunuar është dhe një fëmijë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. Djali dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Pak ditë më parë një rast dhune në familje u pasua me vrasjen e kryefamiljarit në Maliq. Më 12 gusht 2023 Ramiz Muçollari u ekzekutua në banesën e tij nga forcat RENEA të cilët kishin shkuar për ta arrestuar pasi një natë më parë kishte plagosur gruan e djalin dhe refuzonte të dorëzohej. 62 vjeçari kishte qenë për vizitë me familjarët në spitalin psikaitrik, por nuk ishte shtruar në spital, dhe në mbrëmje kur ishin kthyer në banesë ka nisur konfliktin me familjarët.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?