(VIDEO) Do të vriste një të dënuar për drogë me të cilin kishte bërë sherr, shpallet në kërkim 23-vjeçari në Elbasan! Arrestohet shoku i tij

26 Maj 2023, 10:37| Përditesimi: 26 Maj 2023, 14:59

  • Share

Brikin Rusta, 23-vjeç nga Elbasani është shpallur në kërkim nga policia, pasi ka tentuar që të vriste një të dënuar për drogë me të cilin kishte bërë sherr.

Ngjarja e rëndë është parandaluar nga policia e Elbasanit, të cilët kanë bërë të mundur lokalizmin 23-vjeçarit që dyshohet se do të kryente vrasjen Mariglen Hidës 24 vjeç, i dënuar 2 herë më parë, për trafik të lëndëve narkotikëve (me të cilin ishte konfliktuar para disa ditësh).

Brikin Rusta, në pamundësi për të realizuar planin e tij, në lagjen “Qemal Stafa”, në rrugën “Tomorr Sinani”, ka hedhur armën e zjarrit në rrugë dhe është larguar. 23-vjeçari është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Pas ngjarjes, në bazë të hetimeve të kryera, policia ka kryer kontrolle edhe në banesën e Boiken Bahitit, 41-vjeç, banues në Elbasan. Atij ju gjetën në banesën, 1 armë zjarri automatik PMSH, municion luftarak, rreth 300 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një radio si të Policisë.

Policia vuri në pranga 41-vjeçarin dhe shpalli në kërkim Brikin Rustës, 23 vjeç dhe Klaudjo Sulmina, 22 vjeç (22-vjeçari i dyshuar bashkëpunëtor i Brikin Rustës për kryerjen e kësaj ngjarjeje kriminale).

Strukturat hetimore të DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet e thelluara, me qëllim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?