Albin Kurti

Opinion

Paramilitarët e Albin Kurtit i kanë ‘specialitet’ gratë e guximshme dhe katundarët

8 Gusht 2021, 10:57| Përditesimi: 8 Gusht 2021, 10:59

  • Share

Albin Kurti i urren katundarët. Kjo dihet. Katundarët e kanë vërejtur, por ju s’di a keni vërejtur apo ju nevojitet edhe pak kohë për ta vërejtur se Albin Kurti e identifikon katundin me pasul, e jo me intelektualë. Kurse, paramilitarët e tij i ka stërvitur t’i urrejnë gratë e guximshme dhe të pamposhtura.

Na “mbytën”! Shamjet që t’i bëjnë këta kriminelë, nuk t’i bën kush! Këta të “masakrojnë” me fjalët më të ndyra që ekzistojnë. Veç kush e ka provuar llavën e tyre të urrejtjes, di të tregojë se çfarë gjestesh bëjnë këta “trima”. Është e pabesueshme kafshëria e paramilitarëve të Vetëvendosjes!

Këta janë “ushtri e urrejtjes”! Këta të “maten” me t’mbyt me fjalë…..e qysh thotë populli “më keq është me t’u matë sesa me t’ra”! Prandaj, asnjë punë të mirë nuk e kanë bërë deri tash. Ama, asnjë hiç.

Sherri i urrejtjes që e kanë! Çdo institucion e mbajnë të “pushtuar” me urrejtje dhe me neveri. Prej urrejtjes nuk ka hair!

Edhe Ganimete Musliu i “tërheq” paramilitarët e Albin Kurtit, sepse është e guximshme, besnike dhe e pathyeshme. Nuk është Ganimetja si Mimoza Kusari (askush nuk është si Mimoza Kusari) që i ka ndërruar fjalët dhe partitë, pa rreh çerpikë… që ka fytyrë sot flet për bordin e ri të AKP-së, e dje akuzohej se ka qenë njëra nga keqpërdorueset e privatizimit…

Ka fytyrë ta përbijë zotimin e Albin Kurtit se do ta shuaj AKP-në, e lëre që nuk e shuajti, por e mbushi me shokë e jarana. Sa herë e kanë sulmuar Mimozën – e kam mbrojtur. Kur erdhi puna dhe më kërcënuan me vrasje “njerëzit e saj”, ajo nuk e çeli gojën. Është mosmirënjohëse, prandaj e pret mosmirënjohja.

Ama me stilin e ri t’frizit, së fundi i ka bë konkurencë serioze “gospodjica Smilkës”!

P.S. Për mua qeveria ka “rënë” dje, kur Kuvendi nuk e miratoi Marrëveshjen e Washingtonit! Ama, kryesore Kosova nën qeverisjen Kurti, me te tana tana sillet si – “kontinent”! E refuzon edhe Amerikën-abeja!

Një litër vaj në Kosovë kushton më shtrenjtë se në Gjermani… Energjia elektrike për një muaj në Kosovë kushton më shtrenjtë se sa në Evropë, ama shqiptarët që e vjedhin vetveten kah t’rrotullohen dhe që e kanë shkatërruar vendin… nën hije, merren me ca tema estetike, me ca dilema muzikore, me ca tema luksoze…aman!

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • O tej: 08/08/2021 14:42

    Hej te lumte goja moj cuce!Ja ke plas surratit debilit Kurti!

    Përgjigju
  • [email protected]: 08/08/2021 09:57

    SHume bukur ja u ke "qendis'! Jane dy krahe te nje "godzille" ne SHqiperi me Saliun dhe ne Kosove me Albinin!Qyqja nane! Na e kthyhet eshe nje here Kosoen e shek te 19te!Mediokriteti dhe injoranca!

    Përgjigju
    • Vlora: 08/08/2021 10:20

      Gazetare e talentuar,realiste dhe e guximshme.Bravo!Albini eshte politikan primitiv dhe medioker.

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?