‘Paralizohet’ trafiku në Kukës, qindra pushues nga Kosova mbesin në radhët e gjata! Shkak punimet për ndërtimin e urës së Drinit

18 Gusht 2023, 11:20| Përditesimi: 18 Gusht 2023, 11:25

  • Share

Qindra qytetarë të Kosovës kaluan pikën kufitare të Morinës mëngjesin e sotëm, duke regjistruar një tjetër fundjavë të ngarkuar me trafik. 

Shkak për vështirësinë në lëvizje është bërë puna për ndërtimin e urës së Drinit në Rrugën e Kombit, në hyrje të qytetit të Kukësit.

Dhjetëra automjete me pushues që vijnë në bregdet kanë mbetur për një orë të bllokuar në trafik. Ndërkohë kompania koncesionare e Rrugës së Kombit ka vendosur sinjalistikë në këtë segment ku po punohet prej disa muajsh. 

Kujtojmë se fundjavën e kaluar nga Morina kane hyre ne vendin tone mbi 60 mije pushues kosovare dhe mbi 9 mije automjete.

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • LORA: 18/08/2023 14:08

    Qofte viti I fundit per keto vonesat e pushuesve ne rrugen Shqiperi-Kosove,,, per shkak te punimeve te pambaruara.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?