Rithemelimi

Kronikë
Kronikë
Politikë

Paralajmëruan Kuvend Kombëtar të hënën, PD e Berishës thërret mbledhje kryesie pak orë para nisjes së tij

24 Shtator 2022, 20:10| Përditesimi: 24 Shtator 2022, 20:14

  • Share

Grupi i PD-së së Sali Berishës ka njoftuar mbledhje kryesie të hënën në orën 13:00, pak orë para zhvillimit të Këshillit Kombëtar që u paralajmërua pak ditë më parë. Në këtë mbledhje do të diskutohen dy çështje, krahas rendit të ditës të njoftuar për mbledhjen e Këshillit Kombëtar, përkatësisht:

-Diskutim dhe miratim  i Kodit te Sjelljes dhe Etikes

- Diskutim dhe Miratim i Rregullores se Brendshme te PDSH. ,Ju lutem merrni masa per pjesëmarrjen.

Edi Paloka në cilësinë e kryetarit njoftoi më 20 shtator se Partia Demokratike do të mbledh Këshillin Kombëtar të hënën më 26 shtator, në orën 17:00.

Mbledhja e fundit e Këshillit Kombëtar u zhvillua më 6 qershor ku u zgjodhën edhe strukturat e reja te Partisë. Ajo vjen në një moment ku Partia Demokratike vijon të jetë e përçarë edhe e ndarë në disa pjesë, një nga mbështetësit e Sali Berishës, një ‘grupi i Alibeaj’ dhe një tjetër që kanë zgjedhur që të mbajnë një qëndrim më asnjanës duke u pozicionuar në asnjë anë.

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?