Foto ilustruese

Paralajmëruan dërgimin e draftit të ri në Kushtetuese, Ibrahimaj: Profesionet e lira po i fusim në taksim për të shmangur abuzimet

3 Prill 2023, 07:45| Përditesimi: 3 Prill 2023, 07:52

  • Share

Edhe pse profesionet e lira duke përfshirë kontabilistët, avokat dhe mjekët paralajmëruan më herët dërgimin e projektligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” në Kushtetuese, pasi krijon pabarazi mes tatimpaguesve, Ministria e Financave nuk tërhiqet nga vendosja e taksimet te të vetëpunësuarit e profesioneve të lira. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj përsëriti së fundmi se vendosja e taksimit te profesionet e lira do të shmangë abuzimet nga tatimfitimi zero që zbatohet për biznesin e vogël.

“Kur ne morëm nismën që të bënim tatimin mbi fitimin zero për biznesin e vogël, u ndërmor me qëllim mbështetjen e bizneseve të vogla, si marketi i lagjes, berberi, parukeri apo këpucari që punojnë për të mbajtur familjen e tyre. Nëpërmjet kësaj politike kërkonim që t’i nxisnim këto biznese me qëllim rritjen e tyre. Ishte e nevojshme të ndërmerrnim nisma për të ndihmuar biznesin, pasi ishte edhe periudha e pandemisë.

Ndërkohë u evidentua që nga hyrja në fuqi e kësaj politike niveli i punëmarrësve u ul në sektorë specifikë si profesionet e lira dhe pati rritje të numrit të personave fizikë të regjistruar për profesionet e lira. Shumë biznese dhe individë përfituan nga hapësira ligjore. Nuk kryen evazion, por përfituan me qëllim reduktimin e taksave. Kjo është arsyeja pse po i fusim profesionet e lira në taksim. Është një masë anti shmangie, që përforcon zbatimin e legjislacionit fiskal dhe reduktimin e hapësirave për të kthyer evazion”.

Ibrahimaj shtoi se lista e profesioneve që do të tatohen sipas ligjit të ri do të bazohet në ligjet ekzistuese dhe do të dalë me VKM.

Drafti i ri “Për tatimin mbi të ardhurat” pritet t’i kalojë për miratim Parlamentit, pas miratimit të tij në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave. Projektligji ishte parashikuar të hynte në fuqi nga 1 janari 2023, por u shty në fund të këtij viti, pasi grupi i punës i ngritur nga komisioni parlamentar kërkoi të marrë në shqyrtim ankesat e Institutit të kontabilistëve të Miratuar dhe Shoqatës së Bankave.

Drafti i rishikuar nga deputetët solli vetëm rishikimin e disa termave, ndërsa nuk mori në konsideratë kërkesën e grupeve të interesit për shtyrjen e tatimit progresive të profesioneve të lira deri në dhjetor 2029, siç parashikohet të vijojë 0% tatim për bizneset e vogla tregtarë dhe të vetëpunësuarit e tjerë.

Përmes projektligjit të ri “Për tatimin mbi të ardhurat” nga 1 janari 2024 të vetëpunësuarit e profesioneve të lira nuk do të trajtohem më si biznes i vogël me 0 %, por të ardhurat neto (fitimi) nga biznesi për të vetëpunësuarit do të tatohen me normat 15% për fashën 0 deri 14,000,000 lekë dhe mbi 14,000,000 lekë vendoset tatimfitimi 23%.

Projektligji përcakton dy afate zbatimi. Për të vetëpunësuarit e profesioneve të lira tatimi progresiv nga 15% deri në 23% do të nisë zbatimin nga 1 janari 2024, ndërsa për biznesin e vogël (duke përfshirë kategoritë të vetëpunësuarit) efektet e ligjit do të fillojnë të zbatohen nga 1 janari 2029. Pas miratimit të draftit të ri nga komisioni parlamentar IKM, Dhoma e avokatëve dhe Mjekëve paralajmëruan dërgimin e tij në Kushtetuese./Monitor

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arber: 03/04/2023 10:25

    Italia -Do nje menyre ? ja ta them une nje menyre .Profesionet e lira rregullohen nga shteti , qe do te thote edhe kontrollohen nga shteti .Cmimet e sherbimeve te tyre jane te kontrolluara ,te miratuara nga Ministria e Financave ne me te shumten e rasteve .Pervec kesaj ekzistojne ligje te posacme qe rregullojne dhe numrin e tyre ne raport me numrin e popullsise , edhe pse ketu tek ne nuk zbatohet , por ligji ekziston .Tani ku eshte evazioni ketu ? Dihet xhirua e nje avokati ,nga numri i ceshtjeve te mrojtura ne gjykate apo ne prokurori , dihet xhirua e nje noteri nga regjistri tij elektronik , dihet xhirua e nje arkitekti nga ne projektet qe hatron ,qe te gjitha jane te dokumentuara . Dentistet gjithashtu .Tani nese administratta tatimore nuk di te numeroje , nese QKB regjistron profesioniste pa Leje te ushtrimit ,ky eshte tjeter problem .

    Përgjigju
  • Arber: 03/04/2023 09:23

    Ministria e Finacave dhe te gjitha oragnet ne varesi te saj , pa aftesine e fshehin si formatim i ekonise dhe lufte kunder vezionit duke goditur profesionistet .O te pa afte mosijeni qe profesioniste te lire jane te gjiuthe atat qe kane Leje per ushtrim te profesionit dhe nuk kane se cfare avzionit te bejne , ata shesin pune e tyre intelektuale per te cilen vete shteti i ka dhene nje leje ta ushtrojne . Kurse te gjithe ata "profesionistet " qe ushtrojne aktivitetin si persona fizik pa leje ushtrimi profesioni , qe ne rastin konkret jane te punesuarit e oligarkeve qe bejne kontratat sherbimi , regjistrohen si persona fizik , maerrin roga te majme te fshehura si sherbime dhe qe bejne evazion , keta nuk jane profesioniste te lire . Keta i justifikoni ju si profesioniste te lire , sepse nuk keni kellqe tu tregoni vendin e ti ndeshkoni .Ka mbetur administratat ne dore te te pa afteve , analfabete funksionale qe as dine as pyesin as degjojne , por i dine vete te gjitha .

    Përgjigju
    • Italja si moter: 03/04/2023 10:00

      Mos brockullit po jep nje menyre qe te mos abuzojne po ke kellqe dhe tru fol baza se per te share dini te gjithe ju hajdute te kualifikuar .

    • vali: 03/04/2023 09:47

      abuzuesit e skemes jane te gjithe ata qe nuk kane lidhje me profesionet e lira (te rregulluara) qe hapin nje PF dhe thone se ofrojne sherbime (konsulence). ligji duhet te ndante abuzuesit me profesioninstin e lire (te rregulluar). psh nje dentist, nje kontabilist nje avokat te cilet kane licenca profesionale nuk mund te ndeshkohen ne kete menyre. kam bindjen se Gjykata Kushtetuese do ta gjeje antikushtetues kete ligj.

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?