Firmosja për zgjatjen e koncesionit të aeroportit 'Nënë Tereza', Meta paralajmëron: Ka edhe 26 prill, të bëjë kujdes çdo zyrtar që shkel ligjin (VIDEO)

24 Shkurt 2021, 14:08| Përditesimi: 24 Shkurt 2021, 15:06

  • Share

Presidenti i vendit, Ilir Meta tha se ka 25 prill, por ka edhe 26 prill, dhe se për të gjithë ato që shkelin ligjin nuk do të ketë rrethana lehtësuese dhe se do të përballen me drejtësinë.

Teksa po komentonte shkeljet për afatin e koncesionit të aeroportit “Nënë Tereza”, dhe marrëveshjen e nënshkruar sipas tij brenda një ditë, Meta i bëri thirrje çdo zyrtari në Shqipëri që të tregojë kujdes maksimal.  

'Por mos harrojmë që ka edhe 26 prill për të gjithë këtë që firmosin kështu, se ndonjë që ka kartelë mjekësore do kërkojë rrethana lehtësuese. Se do thotë kam qenë i pa ndërgjegjshëm. Po ata që nuk kanë kartela mjekësore?! Ata do të kenë rrethana rënduese.

Po paralajmëroj sot çdo zyrtar në Republikën e Shqipërisë, të ketë kujdes në respektimin e ligjit dhe Kushtetutës. Nesër nuk do të thotë askush që nuk e dija, që më detyruan, që më tha ky, më tha ai. Nuk mund të degradojë më shteti ynë në këtë situatë, që për të dalë 3 borëpastruese duheshin ditë të tëra, të ngrihej media, ama për kontratën, ligjin e të tëra për një ditë u bënë të tëra', tha kreu i shtetit


Lajmi kryesor:

Meta kthen ligjin që zgjat afatin e koncesionit të aeroportit 'Nënë Tereza' me 13 vjet! Paralajmëron zyrtarët e qeverisë: Ka edhe 26 prill, bëni kujdes


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?