Gazetari Alexander Rybin

Paralajmëroi se do të denonconte ‘korrupsionin gjigant’ të Putinit në Mariupol, gjendet i vdekur gazetari rus

9 Janar, 12:12| Përditesimi: 9 Janar, 12:13

  • Share

Një gazetar rus, reporter i luftës, në rrethana ende misterioze është gjetur i pajetë në rrugë. Ngjarja vjen fill pas deklaratës së tij se do të publikonte detaje të reja të ‘korrupsionit gjigant’ në qytetin ukrainas të pushtuar nga Vladimir Putin, Mariupol.

Trupi i Alexander Rybin, 39 vjeç, u zbulua në anë të një rruge pranë Shakhty, në rajonin Rostov të Rusisë, të shtunën, raporton Daily Mail.

Ai është i fundit në një seri vdekjesh misterioze të lidhura me mediat në mes të luftës së presidentit rus kundër Ukrainës. Rybin vdiq pas një vizite në Mariupolin e pushtuar, ku gjatë raportimeve kritikoi regjimin e Putinit për ngadalësinë e tij në rindërtimin e qytetit të shkatërruar nga lufta.

Por kritikoi ‘korrupsionin gjigant’ dhe u zotua të zbulojë më shumë detaje në një transmetim të drejtpërdrejtë në kanalin e majtë në internet Rabkor pas kthimit në Moskë.

Ai u gjet i vdekur në një autostradë pranë qytetit të Shakhty, i cili ndodhet rreth 20 milje nga kufiri ukrainas dhe 130 milje nga Mariupol.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?