Pedro Sanchez

Paralajmëroi dorëheqjen, mijëra mbështetës në Madrid i kërkojnë Sanchez të qëndrojë në detyrë

27 Prill, 17:34| Përditesimi: 29 Prill, 16:34

  • Share

Mijëra mbështetës të kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez, marshuan në rrugët e Madridit për t’i kërkuar atij të qëndroj në detyrë.

Gjatë marshimit jashtë selisë së partisë socialiste PSOE të Sánchez-it, njerëzit i bënin thirrje që ai mos të largohej. Në duar mbanin pankarta të tilla si “Pedro, mos u dorëzo”, “Sigurisht që ia vlen” dhe “Qëndro”, ndërsa valëvisnin flamuj të kuq.

Këtë javë kryeministri u shpreh se mund të japë dorëheqjen nga detyra pasi gruaja e tij akuzohet për korrupsion.

Sanchez, i cili siguroi një tjetër mandat për socialistët vitin e kaluar, tha se do ta njoftonte të hënën vendimin e tij për të qëndruar ose për t’u dorëhequr.

 

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?