Paralajmërimi i Europol-it: Pas bllokimit prej pandemisë, rrezik në rritje nga grupet ekstremiste dhe terroriste

24 Qershor 2020, 14:28| Përditesimi: 24 Qershor 2020, 14:31

  • Share

Duket se pandemia e koronavirusit ka një ndikim të rëndësishëm edhe në aktivitetet e organizatave kriminale në Evropë, por gjithashtu mund të aktivizojnë qelizat terroriste apo edhe aktivistëve të ekstremit të djathtë dhe të majtë.

Catherine de Bolle, drejtore e Europol-it, Agjensia e Policisë Europiane,- duke paraqitur raportin për gjendjen e kërcënimit terrorist në Europë, tha se “Pasojat ekonomike dhe sociale të pandemisë” mund të "nxisin radikalizimin e individëve pavarësisht besimeve të tyre ideologjike" dhe se "Aktivistë nga e djathta e majta dhe ata të përfshirë në terrorizmin xhihadist po përpiqen të shfrytëzojnë mundësinë e krijuar nga pandemia".

Raporti i Europol flet edhe për uljen e sulmeve xhihadiste në Evropë vitin e fundit -  falë zbatimit të ligjit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar - por ka paralajmëruar se rrezikun prej nënvlerësimit, nga organizatat xhihadiste si Shteti Islamik ose Al Kaeda.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?