Parakalim në kthesë të rrezikshme, gjobitet shoferi në Elbasan (Video)

11 Prill, 15:34| Përditesimi: 11 Prill, 15:46

  • Share

Policia Rrugore e Elbasanit ka gjobitur me masë administrative 12 000 lekë të rinj një shofer që ka kryer parakalim të gabuar në kthesë me rrezikshmëri në aksin rrugor "Librazhd-Prrenjas".

Rasti është denoncuar nga një qytetar ndërsa policia më pas ka bërë verifikimet nëpërmjet pamjeve filmike.

“Si rezultat, shërbimet e Policisë Rrugore kanë identifikuar drejtuesin e këtij automjeti, shtetasin G. T., dhe i kanë vendosur atij, masën administrative 12 000 lekë të rinj, bazuar në pikën 10 të nenit 141, të Kodit Rrugor”, njofton policia.

Policia Rrugore e Elbasanit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të vijojnë të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tani: 11/04/2024 16:13

    Ketij duhet ti hiqet patenta jo gjobe ky jo vetem merr ne qafe veten po merr dhe te tjeret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?