Jashtë bankave qarkulluan 393 mld lekë vitin e kaluar, rekordi i dy dekadave

5 Shkurt, 15:22| Përditesimi: 6 Shkurt, 10:11

  • Share

Tirane - Digjitalizimi nuk arrin të mposhtë traditën, sa i përket mënyrës se si shqiptarët paguajnë mallra apo shërbime të caktuara. Përpos të gjitha përpjekjeve për të përhapur sa më shumë pagesat elektronike, dhe përdorimit të kartave bankare gjatë vitit 2023 paraja jashtë bankave ka arritur në shifra rekord të dy dekadave të fundit.

Në fund të dhjetorit, jashtë bankave qarkullonin 393,5 miliardë lekë, nga 387,6 miliardë lekë që ishte në fund të vitit 2022, duke u rritur me afro 6 miliardë lekë.

Kjo metodë e pagesave e përqendruar pothuajse tek paraja në dorë, i hap shtigje informalitetit, e bën më të vështirë luftën ndaj pastrimit të parave duke ndikuar negativisht në ekonomi.

Një masë për të ulur përdorimin e parave cash, qeveria ka miratuar edhe ligjin për llogaritë bazike ku synohet që të gjithë pensionistët të kenë një llogari bankare ku do të marrin edhe pensionin. Kjo gjë duhet të arrihet brenda këtij viti tha kryeministri Edi Rama pak ditë më parë teksa kërkoi nga Banka e Shqipërisë të avancohet me inovacionin dhe digjitalizimin edhe në sektorin financiar.

Ulja e parasë cash është një nga objektivat e qeverisë edhe në axhendën e luftës kundër ekonomisë informale, pasi brenda vitit 2026 sipas dokumentit të reformave ekonomike do të merren masa ekstra për uljen e pagesave në cash në ekonomi.

Komisioni Evropian vitin e kaluar i pati rekomanduar Shqipërisë caktimin e një limiti për qytetarët që bëjnë pagesa në cash. Ky propozim u mbështet nga Shoqata e Bankave, të cilët propozojnë si tavan vlerën 750 euro ose të caktohet si limit paga mesatare. Pra qytetarët të mos lejohen të bëjnë pagesa me para në dorë përtej 750 euro ose më shumë se paga mesatare. Ky vendim do të reduktonte përdorimin e cash për pagesa të qytetarëve, dhe do i orientonte drejtë pagesave elektronike ose përdorimit të kartave bankare.

Aktualisht në Shqipëri është i kufizuar vetëm përdorimi i parave cash për pagesat ndërmjet bizneseve, të cilët nuk mund të bëjnë pagesa me para në dorë me vlerë më të lartë se 150 mijë lekë, siç caktohet në nenin 59 të ligjit për procedurat tatimore.

Ulja e cash-it në ekonomi sipas ekspertëve është domosdoshmëri, përsa kohë ky fenomen rrezikon ekonominë formale dhe luftën ndaj pastrimit të parave.

PARAJA JASHTË BANKAVE
Viti 2022        387,652 miliadrë lekë
Viti 2023        393,556 miliardë lekë
Rritja                5,904 miliardë lekë

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Futjakot: 06/02/2024 12:11

    Po normale, me ato komisione qe kane bankat. Njerezit nuk jane budallenj.

    Përgjigju
  • Vendi i cudirave: 06/02/2024 11:50

    O shalgjate, pse Banka e Shqiperise do t’i arrestoje trafikantet e droges dhe ata qe bejne evazion fiskal? Kur i do bitha qeverise, o shalgjate, e kalon pasurine e cdo qytetari ne site per 6 muaj, siç e bene komunistet pas luftes. Po ti shko kapu me pensionistet se ata e rrisin euron.

    Përgjigju
  • Parajsë për taksa: 06/02/2024 08:58

    Paraja cash ja u ka fajin? Po floriri e diamantet, kripto monedhat dhe pagesat alternative.

    Përgjigju
  • FSH: 06/02/2024 08:41

    Te ulin komisionet bankare ne fillim, se taksa paguesit me te medhenj te tatim fitimit ne vend jane bankat. Mbajuni dhe komision pensionisteve,dhe mos te paraqiten fare per te marre ato 2 qindarka qe do u ngelen

    Përgjigju
  • Iris: 06/02/2024 04:40

    U gjet dhe menyra per te luftuar /forcimin/ e lekut,-pensionet ! Jeni ne vete ju apo jo?! Pensionistet e shkrete e paskan kaq te larte pensionin sa po e hedhin lekun perpjete! Keni gjetur kategorine e gabuar,fillojeni me ata qe blene shtepi,toka,makina te shtrenjta e biznese,sidomos me ata qe i blene me cash jo me hua.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?