Paradite studente, pasdite faturino, Kamila: Theva tabu, puna është nder! Prindërit fillimisht nuk ishin dakord

27 Nëntor 2023, 18:13| Përditesimi: 27 Nëntor 2023, 22:01

  • Share

“Në përditshmërinë tonë jemi ndeshur me studentë që për të përballuar jetesën studentore shpesh here të vështirë dhe aspak të lehtë studentët si kudo në botë punojnë shitës, kamerier, apo në call center. Report TV sjell historinë e Kamilës , vajzës 20 vjeç e cila ka zgjedhur të jetë ndryshe duke punuar si faturino në transportin urban në kryeqytet   duke thyer kështu tabu në Shqipëri.

“Jam Kamila Xhafa nga Fieri. Studioj tek ‘Bujqësori’ në degën Inxhinieri Agronomie. Në fillim s’pata paragjykime si faturino, më mbrapa filluan njerëzit si në Shqipëri. Gjithsesi mua më pëlqen puna që bën. Rroga më shtyu që të bëj këtë punë që të kem një të ardhme sa më të mirë dhe sigurisht për të thyer një tabu.”

Ka katër muaj që punon si faturino dhe ende nuk i ka tejkaluar plotësisht komentet e paragjykimit. E pikërisht për këtë arsye, prindërit e saj fillimisht hezituan që Kamila të punonte si faturino.

“Për të gjithë prindërit të punosh faturino për një vajzë është pak e sikletshme, sigurisht nga ngacmimet, Puna nuk është turp, çfarëdolloj pune, puna është nder e lavdi.”

Ndonjëherë 20-vjeçarja duke u koordinuar me oraret e shkollës tregon se punon dhe 16 orë. Bashkëmoshatarët e vlerësojnë për shembullin e mirë e inkurajes që ajo jep.

“Kam marr komente shumë të mira. Më kanë thënë si e ke gjet guximin të punosh si faturino.

Kamila nuk e ka ende të qartë se për sa kohë do ta kryejë këtë punë, ndërsa thotë se do ta kishte më të lehtë nëse edhe vajza të tjera do të ishin faturino.

“Nuk e di për sa kohë do e bëj si profesion, por doo isha e lumtur nëse do ta bënin dhe vajza të tjera që mos ndihesha vetëm.”

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ilir Krasniqi: 29/11/2023 09:49

    Eshte e mahnitshme se sa shume ju vellezerit tane ne Shqiperi deshironi te tingelloni italiane me keto fjale italiane (fattorino) dhe menyren italiane (apo greke) te te folurit. Eshte e kote, nuk beheni dot!

    Përgjigju
  • Anonim: 28/11/2023 23:55

    Shume mire ke bere!!!

    Përgjigju
  • [email protected]: 28/11/2023 18:28

    bravo kamila je.vajze shume.e mire puntore jo si ca vajza qe rrijne tu zgerdhi dhomet rrugave une qe te njoh .vashdo perpara te dua shume bravvooooooo

    Përgjigju
  • Tila: 28/11/2023 18:11

    Respekte Kamila,,qe cdo dit kur udhetoj me urban dhe ti je prezente ,,nuk ndjej trafikun as lodhjen e rrugës sepse ti me çiltersin tënde edhe pozitivitetin qe ke na Ben ti harrojmë te gjitha ,, Do isha e lumtur e krenare nëse dy vajzat e mija do te ndiqnin shembullin tend,,puna sesh turp ,turp eshte te mos i dalësh zot jetes tende edhe vetes

    Përgjigju
  • Tirana: 28/11/2023 17:13

    Bravo të qoftë mu punuar nuk është turp, të lumtë o goce suksese në jetë dhe në Universitet të falënderoj.

    Përgjigju
  • Kujtim: 28/11/2023 12:56

    Nje shembull pozitiv per te gjithe ata dhe ato qe sillen kafeneve nga mengjesi ne darke duke u ankuar dhe qorrovitur, dhe presin nga prendi,gjyshi, dhe qeveria. Complimenti...

    Përgjigju
  • Dori: 28/11/2023 11:23

    Bravo,vetem te mira pac gjithmone.

    Përgjigju
  • Arditon: 28/11/2023 10:26

    Edhe pak duro vajz e dashur edhe me 99.9999999% probabilitet e pret Gjermania/Anglia ose Amerika. This country is not made for you but for the lazy unproductive vampires, thieves and bastards.

    Përgjigju
    • Kafexhiu: 28/11/2023 11:58

      C'pune ke me ne mor plak? Ne behemi 100 vjec neper kafe kurse ti thyen brinjet duke punu sikur do i marresh me vete leket ne boten e pertejme. Jeto dhe na ler te pijme kafen rehat

  • Topi: 28/11/2023 08:56

    Bravo gocës që qenka e pa përtueshme dhe puntore.Por një vrejtje për kët gocen se kur i del koha për të studjuar?

    Përgjigju
    • Une: 28/11/2023 14:05

      Pas turnit te trete

  • Luli: 28/11/2023 08:39

    Te lumte je Vajze me dinjte shume me mire te fitosh 5 leke me dinjitet se sa miliona e poshteruar

    Përgjigju
  • Lira: 28/11/2023 06:05

    Nje vajze flori. Te prifte e mbara ne jete,

    Përgjigju
  • Rexhi: 28/11/2023 03:27

    Respekt

    Përgjigju
  • Dalina Ferizi: 27/11/2023 23:11

    Bravo ,bravo ,bravo puna eshte ndere dhe te jetosh me nder dhe dinjitet eshte per tu mar shembull per Rinine ne ditet e sotme.

    Përgjigju
  • nazi: 27/11/2023 22:28

    Komplimente!prindrit duhen te jenë krenarë per një vajzë si ju,Suksese në rugetimin tuaj.

    Përgjigju
  • 10*: 27/11/2023 22:13

    Te lumt vajz. Suksese ne cdo pun qe do besh ne jet.

    Përgjigju
  • Gjergj Malshi: 27/11/2023 21:46

    Nje shembull model

    Përgjigju
  • Or tej: 27/11/2023 21:00

    Theu tabu sepse ata qe punojne me nder nuk jane normale or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Mira: 27/11/2023 20:39

    Bravo

    Përgjigju
  • Eri: 27/11/2023 20:06

    Bravo

    Përgjigju
  • Sunny tirana: 27/11/2023 20:02

    Bravo vajza! Po vazhdove keshtu do besh hajer ne jete.

    Përgjigju
  • Meri: 27/11/2023 18:33

    Vetëm dembelët të paragjykojnë,puna është mirëqënje.Ne shqipëtarët qajmë se jemi fukarenjë,kërkojmē t'na ndihmojnë të tjerët,por...,nga ana tjetër,punët i perbuzim.

    Përgjigju
  • Miri: 27/11/2023 18:25

    Prindët shqiptarë i llastojnë fëmijët. Puna është nder.

    Përgjigju
    • Sali: 28/11/2023 19:58

      URIMET ME TE MIRA ME SAKRIFIC E QELLIM TE MIRE PER JETEN VAJZE ME VLERE QOFSHE E SUKSESHME

    • Ardi: 28/11/2023 05:10

      Sh mire ka bere. Cfar te bente kurven qe pret ti hedhin kto drogaxhit para? E pastsj ta shkelin me kembe? Te lumte o goce.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?