Foto ilustruese

Kronikë

Paradite me mot të kthjellët por mesdita vjen me rrebeshe shiu dhe luhatje temperaturash sot në Shqipëri

12 Shtator 2021, 07:22| Përditesimi: 12 Shtator 2021, 07:26

  • Share

Edhe ditën e sotme vendi ynë do të mbizotërohet nga një mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë vendin, kryesisht orët e paradites. Sipas MeteoAlb duke iu afruar mesditës vranësirat shpeshtohen në zonat jugore dhe qendrore duke gjeneruar shira aftashkurtër. Reshjet do të jenë herë pas herë rrebeshe në zonat jugore-juglindore. Ndërsa orët e vona të pasdites sjellin largim gradual të vranësirave dhe reshjeve duke i spostuar drejt kufirit juglindor.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 31°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.

Sa përket Europës Meteoalb raporton se Europa Jugperëndimore dhe pjesa më e madhe e Ballkanit do të jenë ne ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave kalimtare. Por Evropa Qendrore dhe Lindore do të jenë me vranësira dhe reshje. Po ashtu me vranësira të dendura, reshje shiu dhe mini stuhi ere do të jetë Veriu i kontinenti.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?