Foto ilustruese

Paradite diell, por pasdite shi...mësoni parashikimin e motit për ditën e sotme

15 Qershor 2020, 07:42| Përditesimi: 15 Qershor 2020, 07:43

  • Share

Sipas MeteoAlb: Alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta dominojnë në të gjithë vendin gjatë paradites. Por pjesa e dytë e ditës sjellë zhvillim të vranësirave në zonat malore dhe të ulta duke gjeneruar shira afat-shkurtër. Ndërsa pasditja ri-kthen sërish kthjellimet në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 30°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

Pjesa më e madhe e Europës paraqitet me mot të kthjellët dhe vranësira të pakta e kalimtare. Ndërsa vranësira, mini-stuhi breshëri e shiu mbizoterojnë Ishujt Britanikë dhe Europën Juglindor.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?