Deputeti Shaip Kamberi dhe presidenti Ilir Meta

Meta takon deputetin shqiptar në Kuvendin serb: Garantova mbështetje të plotë në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës

21 Korrik 2022, 22:14| Përditesimi: 21 Korrik 2022, 22:35

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim gjatë mbrëmje së sotme me deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Vetëm 3 ditë para dorëzimit të detyrës dhe para nisjes së vizitës  zyrtare në Kosovë, Meta e takoi deputetin Kamberin në Prishtinë.

“Shumë i lumtur të takoja sonte vëllazërisht në Prishtinë, përpara nisjes së vizitës time zyrtare në Kosovë, deputetin e Luginës së Preshevës, z.Shaip Kamberi.
E urova përzemërsisht për fitoren e mandatit në Kuvendin e Serbisë dhe e garantova për mbështetje të plotë në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, që gjithmonë do të jenë në vëmendjen time.
Mbështes plotësisht kërkesat legjitime të popullisë shqiptare në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë për përmirësimin e kushteve ekonomike, sociale dhe politike, pjesëmarrje në institucionet vendore dhe garantimit të plotë të të drejtave të pakicave sipas standardeve europiane.”, shkruan Meta në Facebook.

 

 

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?